E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parlamenti vendos këtë javë për ligjin e spiunëve

02/05/2005  Parlamenti do të vendosë këtë javë mbi ligjin për përgjimin e forcave të rendit dhe të Ministrisë së Rendit. Drafti nuk është pranuar që të votohet javën e shkuar, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë si dhe për shkak të përplasjeve mes komisionit parlamentar të ligjeve dhe atij të sigurisë kombëtare. Në ndryshimet që i janë bërë projektligjit të paraqitur prej Këshillit të Ministrave, prej komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, pranohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, do të ketë të drejtën që të përgjojë anëtarë të forcave të rendit me të gjitha mënyrat. Në këtë kuptim, SHKB do të ketë të drejtat si të policisë gjyqësore. Kjo, sepse në ligjin për përgjimet thuhet se, vetëm të dhënat e marra nga përgjimi i zhvilluar prej policisë gjyqësore dhe prokurorisë, do të merren si provë në proceset gjyqësore. Por në të kundërt me këtë, komisioni i ligjeve është shprehur se SHKB, nuk mund të ketë të drejtën e përgjimit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, pa u bërë më parë ndryshimi përkatës në ligjin bazë. Gjithsesi, këtë javë, deputetët do të votojnë në seancë plenare, draftin me ndryshimet e bëra në ligjin për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Në seancën e rradhës, kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ai i Komisionit të Ligjeve, do të paraqesin argumentet e tyre për ndryshimet e ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›