E Hënë, 2 Nëntor 2026

Poni monitoron zgjedhjet në Angli

02/05/2005  Përfaqësuesit e partive politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë duke zhvilluar një vizitë në Britaninë e Madhe, në kuadër të zgjedhjeve që do të zhvillohen atje. Burimet kanë bërë të ditur se në këtë grup merr pjesë dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ferdinant Poni, si dhe përfaqësues të KQZ-së. Përfaqësuesit shqiptarë do të monitorojnë nga afër zhvillimet në Angli, për të dhënë vlerësimet e tyre në lidhje me momentet që do të kalojë Shqipëria më 3 korrik, kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit. Eksperienca në këtë shtet do të kërkohet që të implementohet në legjislacionin shqiptar dhe në procesin e administrimit të votimeve në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›