E Hënë, 2 Nëntor 2026

PR zbret në jug për fushatën zgjedhore

02/05/2005  Krerët e Partisë Republikane, kanë zbritur në zonat e jugut për të prezantuar kandidatët për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari Fatmir Mediu, sekretari i përgjithshëm Aleksandër Garuli, dhe nënkryetari Neritan Alibali, kanë ndërrmarë një tur paraelektoral për të prezantuar kandidatët republikanë në Vlorë, Fier, Gjirokastër, Ersekë dhe Korçë. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PR-ja do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike, dhe do të luftojë kryesisht për thithjen e votave në sistemin proporcional. Republikanët synojnë që nga kjo formulë, të kenë grupin e tyre parlamentar në sesionin e ardhshëm të kuvendit pas zgjedhjeve. Në 100 zonat elektorale, PR-ja do të mbështesë kandidatët e PD-së, ndërsa kjo e fundit pritet të delegojë votat e subjektit drejt partive aleate. Në koalicionin e djathtë, veç PR-së, bëjnë pjesë dhe reformartorët e Pollos, të cilëve u janë lënë tre zona të lira në mazhoritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›