Italia "humbet" emigrantët për një ditë
ROME -Emigrantët i "mungojnë" Italisë për një ditë. Mijëra shtetas të huaj që jetojnë dhe punojnë në vend, mbushën dje sheshet e qyteteve më të mëdha të vendit për të treguar se pa ta, Italia mbetet pa forcën e punës. Mijëra tullumbace të verdha, ngjyra e zgjedhur e këtij manifestimi të madh që zhvillohet njëherazi në Francë, Spanjë dhe Greqi, u lëshuan nga 60 sheshe italiane. Në këtë "revolucion të verdhë", siç quhet nga mediat italiane manifestimi, morën pjesë më shumë se 40 mijë vetë.
Megjithëse lindi në mënyrë spontane, u mbështet edhe nga sindikatat italiane megjithëse këto të fundit nuk kanë shpallur grevë të përgjithshme në nivel kombëtar. Zëvendëspresidenti i Komisionit të Punës në Dhomën e Deputetëve, Xhuliano Kaxola u shpreh në favor të këtij manifestimi. "Më bindin mbi të gjitha- tha ai- motivet e kësaj iniciative, përmes së cilës emigrantët duan të tregojnë se jo vetëm ekzistojnë, por janë të domosdoshëm me praninë dhe punën e tyre në aktivitetet ekonomiko-sociale të Italisë".
Në Itali aktualisht jetojnë 5 milionë emigrantë, të ardhur nga vende të ndryshme dhe mes tyre ka edhe shumë emigrantë shqiptarë. Manifestimi më i madh u zhvillua në Napoli, ku në sheshin qendror të qytetit u mblodhën rreth 20 mijë vetë. Por në të gjithë vendin janë mijëra emigrantë që morën pjesë në nismën "24 orë pa ne", kundër racizmit dhe për të drejtat e emigrantëve që jetojnë në Itali. Manifestimi në Napoli u nis nga sheshi "Garibaldi" dhe mbërriti në sheshin "Plebiscito" dhe në të morën pjesë të gjitha komunitetet e huaja nga Bangladeshi deri në Burkina Faso, nga Maroku në Senegal. Në Romë, mes manifestimit dhe muzikës, dhjetëra mijëra të rinj u mblodhën për të mbështetur emigrantët. Në Ankona manifestimi kulmoi me një fjalim në sheshin "Rona". Alexandre Rossi, brazilian me shtetësi italiane, bashkëdrejtues i komitetit të protestës denoncoi politikën e trajtimit të emigrantëve nga ana e qeverisë: "Duan të përzënë të huajt dhe nuk mendojnë aspak se ata sjellin 20 për qind të pasurisë së vendit". Në Perugia, manifestimi nisi në sheshin "Italia" dhe përfundoi me thirrjet e emigrantëve për më shumë vëmendje dhe respektimin e të drejtave të tyre.
(d.b/GSH/BalkanWeb)