Emri, Gruevski: Nuk përkulemi para Athinës
çështja e pazgjidhur e emrit me Athinën duket se do t'i kushtojë shumë Shkupit në proceset integruese të vendit. së fundmi , kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërmend të përkulet përpara presioneve të Athinës.
Por Bashkimi Europian ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi midis dy vendeve deri në samitin e qershorit, në të kundërt mund të bllokohen serish proçeset e integrimit të maqedonisë.
"Nuk ekziston asnjë kërcënim që të mund të na detyrojë të dëmtojmë interesat kombëtare në raport me emrin. Vetëm populli me anë të një referendumi mund të miratojë çështjen e emrit", është shprehur Gruevski.
Ndër të tjera kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se kundërshton të gjitha zërat e atyre që thonë se BE-ja, do ta largojë vemendjen nga Maqedonia dhe se NATO do të kërkojë standarde të reja për anëtarësimin e Maqedonisë në këto dy institucione ndërkombëtare. Ndërkohë, Brukseli zyrtar , së fundmi është shprehur skeptik në lidhje me faktin nëse në të vërtetë Maqedonia është e interesuar që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.