Turqi, 6 të vdekur nga sulmi në bazën ushtarake
Gjashtë ushtarakë turq kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa të ndërmarë kundër një baze ushtarake në qytetin portual të Iskenderunit. Një grup terroristësh ka shpërthyer një raketë nga autostrada që gjendej aty pranë, kundër komandës së forcave navale. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky është sulmi më i rëndë ndaj forcave të armatosura turke, që nga 7 dhjetori i kaluar, kur vdiqën 8 ushtarakë. Sulmi besohet se është kryer nga rebelët kurdë të PKK-së, bën të ditur agjensia turke e lajmeve. Sulmi raportohet se ka goditur një nga automjetet ushtarake ku ndodheshin edhe vetë ushtarët, të cilët do të ndërronin turnet e shërbimit në bazë. Një sulm i tillë vjen pasi lideri i brugosur i guerrilasve, Abdullah Ocalan, ka kërcëuar se do të heqë dorë nga përpjekjet për dialog me Turqinë, nëse qeveria vazdon të injorojë thirrjet e tij për paqe. Gjithashtu sulmi pason një fundjavë të dhunshme në juglindje të vendit, ku 6 persona u vranë në sulme të veçanta, dhe mijëra ushtarë turq ndërmorën një ofensivë të gjerë në disa rajone.