SHBA,trazira pas vdekjes së të riut
Protestues të zemëruar dhe të dhunshëm në Okland të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar trazira, pas qëllimit për vdekje të një të riu të paarmatosur afro-amerikan ditën e Vitit të Ri nga ana e një oficeri policie. Protestuesit sulmuan një makinë policie dhe u përpoqën ta rrotullonin atë, por pa sukses. Gjithashtu, një kazan i madh mbeturinash u ndez në flakë dhe u shty në mes të rrugës nga ana e protestueve të zemëruar, përpara se oficerët e policisë të vinin në vendngjarje për shpërndarjen e turmës. Incidenti i qëllimit të të riut ditën e Vitit të Ri u regjistrua nga të paktën katër kamera celularësh nga ana e kalimtarëve pranë ngjarjes. Videot tregojnë 22- vjeçarin Oskar Grant që rrëzohej përtokë, pasi një oficer policie e qëlloi për vdekje me armën e tij të punës. Polici i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ndaj tij po vazhdojnë hetimet.