E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Obama inkurajon Maqedoninë për zgjidhje të shpejtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në një letër drejtuar presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov inkurajon Maqedoninë që të vazhdojë të punojë përmes procesit të OKB-së, në zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas Obamës Maqedonia duhet të zgjidhë sa më shpejtë çështjen e emerit, që vendi të anëtarësohet në Aleancën e NATO-s.
Obama gjithashtu ka falenderuar Ivanovin për pjesëmarrjen e ushtarëve të ARM-së në Avganistan duke theksuar se e çmon miqësinë dhe partneritetin e vazhdueshëm me Maqedoninë në përgjigjen e sfidave të përbashkëta, jo vetëm në Avganistan, por edhe në Irak dhe Bosnjë.
"Ju shkruaj me qëllim që t'iu shprehë faliminderimin tim për ushtarët shtesë që Maqedonia planifikon ti dërgojë në Avganistan. Me këtë kontribut, sot Maqedonia, sipas numrit të ushtarëve është njëra nga vendet me pjesëmarrje më të madhe në ISAF", thuhet në letrën e presindetit amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›