E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, të martën akti i fundit zyrtar i 'reformës shëndetësore'


Shtëpia e Bardhë njoftoi se ditën e martë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama do të firmosë reformën shëndetësore.
Ceremonia do të kryhet në "Northern Virginia Community College" në Uashington.
Ky do të jetë edhe akti i fundit zyrtar që i jep udhë përfundimisht zbatimit të reformës shëndetësore e miratuar mes polemikash e kundërshtish në Kongresin amerikan.
Miratimi i reformës shëndetësore në SHBA, që parashikon zgjerimin e skemës së sigurimeve, prej Kongresit pasoi me kërcënime me jetë ndaj presidentit amerikan Obama si dhe 10 kongresmenëve mbështetës të saj.
Reforma e shëndetësisë ishte një nga pikat qëndrore të programit të administratës Obama dhe një nga momentet më delikate të presidencës së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›