Serbi, arrestohet për korrupsion një përfaqësues i partisë së Tadiç
BEOGRAD – Një përfaqësues i Partisë së Tadiç ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për korrupsion. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së qytetit Zrenjanin, në veri të Serbisë, përfaqësues i Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadiç. Ai u arrestua së bashku me dhjetra të tjerë të dyshuar për korrupsion. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç. Goran Knjezheviç, 51 vjeç, u arrestua në kuadrin e një operacioni të gjerë policor kundër një rrjeti të personave të dyshuar për korrupsion. Pas arrestimit të ti partia e Tadiç reagoi duke u kërkuar autoriteteve të jenë sa më profesionale dhe të përgjegjshëm për të zbardhur të vërtetën.
(a.s/Balkanweb)