Pango pret sekretarët e federatave sportive
Tiranë (Start) - Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, priti sot në ministri të gjithë sekretarët e federatave sportive në vend. Kjo pritje e ministrit për ta, vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi në zgjedhjet për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Zgjedhjet për kreun e KOKSH-it ishin të parashikuara për t’u zhvilluar ditën e shtunë, por u anulluan për shkak të incidenteve të krijuara me njërin nga kandidatët për këtë post, Esat Ademin.
Në këtë takim është folur për statin e këtyre federatave dhe problemet e tjera më të cilat ato ndeshen.