E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Sorenca, takim për liberalizimin e vizave

Ministri i Brendshëm Lulezim Basha takoi Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë për Lirinë dhe Sigurinë të KE, Luigi Soreca. Basha e informoi për ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga BE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. 

TIRANE-Ministri i Brendshëm Lulezim Basha priti sot në një takim Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Z. Luigi Soreca, të shoqëruar nga kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri Z. Helmut Lohan. Në këtë takim Ministri Basha informoi Z. Soreca për ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Duke u ndalur tek planet e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e integruar të kufirit, Ministri Basha bëri të ditur në këtë takim hapat e ndjekur për instalimin e plotë të sistemit të informacionit për kontrollin kufitar TIMS, për analizën e informacionit kriminal MEMEX, si dhe për kontrollin e kufirit detar. Ministri i Brendshëm Basha vuri në dukje se deri më tani numërohen rreth 200 mijë aplikime dhe mbi 190 mijë pasaporta të prodhuara. Ministri Basha duke shprehur falënderimet për mbështetjen dhe asistencën e strukturave të Bashkimit Europian për përmbushjen e kritereve teknike në drejtim të liberalizimit të vizave, deklaroi se Shqipëria mirëpret verifikimin e përparimeve të arritura nga inspektimi i afërt i Komisionit Europian.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›