E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, FMN: Shqipëria pa të dhëna që në 2008

FMN ka publikuar raportin gjashtëmujor, mbi ecurinë e krizës globale. Në këtë raport mungojnë të dhënat për Shqipërinë, pasi FMN mungon që prej 2008 në Shqipëri,ndërsa thuhet që ringjallja ekonomike do të jetë e ngadalshme. 

WASHINGTON-Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin gjashtemujor mbi ecurinë e krizës globale, por të
dhënat për Shqipërinë për këtë periudhë kohe mungojnë, që kur misioni i FMN është larguar nga Shqiperia. Raporti i fundit i FMN thotëse, humbjet e shkaktuara nga kriza financiare që filloi vitin e kaluar ishin 3.4 trilionë dollarë, rreth 600 miliardë dollarë më pak se sa ç'ishte parashikuar para 6 muajve. Pra rënia është zbutur për shkak të përmirësimeve në tregjet e kredive dhe shenjave fillestare të zhvillimit ekonomik. Keto të dhëna publikohen ne raportin prej 238 faqesh të FMN. Raporti paralajmëron se ringjallja ekonomike do të jetë e ngadalshme ndërsa bankat vazhdojnë t'i riparojnë financat e tyre. Raporti flet dhe për reformimin e sistemit financiar, duke sygjeruar se duhet rivnedosur disiplina në tregje, duke rritur nivelin e kapitaleve që inkurajkojnë aksionerët të monitorojnë matjen e rreziqeve më me kujdes. Gjithashtu sygjerohet të përmirësohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi për të koperuar me sfidat që përballojnë institucionet ndërkufitare. Në tabelat përfundimtare me të dhënat për huatë bankare apo kapitalet, në pjesën ku renditet Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë për vitin 2009 dhe të dhënat e fundit i përkasin vitit 2008. Ndërkoë FMN ka paralajmëruar së fundi se kriza ekonomike botërore tashmë do të ndihet më shumë tek vëndet në zhvillim dhe vendet e varfra, ndërsa shtetet e zhvilluara janë mëkëmbur.
(m.a/News 24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›