Enciklopedia, Ristevski: Do dryshojmë vetëm disa fjali
Redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, Bllazhe Ristevski është shprehur për mediat vendase se dispozitat kontestuese në enciklopedi nuk do të tërhiqen, por vetëm do të precizohen edhe me disa fjali. Sipas tij, ndryshimet nuk janë pasojë e presioneve politike, por bëhen me qëllim që faktet të jenë, siç i quan ai, shkencërisht më të qëndrueshme. Akademiku Ristevski thekson edhe më tej se shqiptarët, në enciklopedi janë përshkruar objektivisht.
"Do shtojmë edhe një ose dy fjalë, në mënyrë që të precizojmë atë pjesë dhe të dihet, prej kur më masivisht, shumë grupe shqiptarësh kanë ardhur në Maqedoni. Kjo për shkak se atje është thënë se kryesisht kanë ardhur në shekullin "XVI". Këtë do ta precizojmë, sepse disa individë, por edhe grupime kanë ardhur edhe më parë, por autenticiteti është dicka tjetër", thotë Ristevski.
Ai thekson se edhe në enciklopedinë e korrigjuar do të qëndrojë termi "shiptari", por sipas shembullit "Britanika", do të shkruhet me shkronja latine me sqarimin se shqiptarët janë quajtur vetë ashtu. Me disa fjalë plus do të mbetet edhe dispozita se njësitë amerikane dhe britanike kanë trajnuar UCK-në e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001. Akademiku maqedonas Ristevski nënvizoi se ndryshime do të ketë vetëm tek pjesa ku flitet për liderin e partisë shqiptare të BDI-së, Ali Ahmeti.