E Diel, 1 Nëntor 2026

Enciklopedia, Topi: Patologji e Shkupit



Jo vetëm një lajthitje e akademikëve, por edhe një patologji mes rretheve shkencore dhe politikës së Shkupit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dje foli për herë të parë për temën e historisë së shqiptarëve, siç ishte reflektuar në enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Për kreun e shtetit, enciklopedia nuk ishte thjesht një lajthitje e akademikëve maqedonas, por më gjerë, një aleancë patologjike mes rretheve shkencore dhe politikës së Shkupit. "Historia nuk bëhet me ndjenja emocionale, por në bazë të diskutimeve të gjera të akademikëve. Mjerë ai akademik që influencohet nga politika", - u shpreh z. Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›