Enciklopedia antishqiptare mbërrin në "dyert" e BE-së
Bashkimi Europian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e Enciklopedisë maqedonase, ku fyhet historia e shqiptarëve dhe i përshkruan ata si "njerëz mali" e ardhacakë në Maqedoni.
Nuk përjashtohet mundësia që Brukseli të reagojë gjatë ditëve të ardhshme, para publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë, bëjnë të ditur burime diplomatike nga Brukseli, të cilat i citon edhe agjencia maqedonase e lajmeve në shqip, INA.
Partitë shqiptare në Maqedoni, ndërkaq, po presin reagime të tilla nga Brukseli zyrtar, duke vlerësuar se Enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit. Media bën të ditur gjithashtu se Brukseli po analizon përmbajtjen e Enciklopedisë, e cila ka nxitur reagime të fuqishme tek opinioni shqiptar.
Enciklopedia maqedonase u promovua të enjten e kaluar në kryeqytetin e vendit, në Shkup. Veç fakteve për shqiptarët, ku përshkruhen si "njerëz mali" dhe ku sugjerohet se është ushtruar dhunë e janë dëbuar maqedonasit nga shqiptarët në shekullin XVI kur kanë filluar të popullojnë trevat e Maqedonisë, për UÇK-në thotë se është stërvitur nga ushtarë të njësiteve speciale britanike SAS dhe oficerë të ushtrisë amerikane. Ambasadat në Shkup të këtyre dy vendeve reaguan ashpër ndaj pohimeve të tilla.
Kjo Enciklopedi e përshkruan Ali Ahmetin, ish-liderin e UÇK-së, tashmë kryetar të BDI-së, si të akuzuar për krime lufte, ndërkohë që nuk ka një padi të tillë. Enciklopedia nuk tregon identitetin shqiptar të Nënës Terezës, ndërsa ka fakte të shtrembëruara edhe për Skënderbeun. Xhevat Ademi, një ndër drejtuesit e BDI-së, paralajmëroi se Bashkimi Demokratik për Integrim do të ngrejë padi ndaj Akademisë së Shkencave në Maqedoni për fyerje të dinjitetit të shqiptarëve.
"Të tërhiqet nga qarkullimi"
Edhe intelektualët maqedonas kanë shprehur reagimet e tyre kundër Enciklopedisë maqedonase, të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi. Profesori universitar, Vllado Popovski, doktor i shkencave të historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike dhe jurist i njohur, në një intervistë për BBC-në tha se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëherë ajo duhet të izolohet, theksoi Popovski. Ai i kundërshton si "tendencioze" edhe pjesët e Enciklopedisë, ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 16-të. "Të dhënat për emrin shqiptar janë që në shekullin e dytë para epokës sonë, më vonë ndeshen edhe në Mesjetë, në shekullin e 11-të dhe 12-të si Arbanon, Arbanas dhe deri më sot. Gjithë bota, në të gjitha botimet, dokumente dhe literaturë, vendin e quajnë Albania dhe njerëzit Albanezë", u shpreh akademiku maqedonas.
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe partitë shqiptare në Maqedoni dhe një sërë organizatash joqeveritare. Edhe ata, gjatë një proteste të organizuar dy ditë më parë në qendër të Shkupit, e që pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme, kanë kërkuar tërheqjen nga qarkullimi të Enciklopedisë antishqiptare. Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe shkarkimin e Ristovskit, nga detyrat zyrtare që mban, pasi konsiderohet përgjegjësi kryesor i botimit të kësaj Enciklopedie.
Ristovski refuzon
"Enciklopedia maqedonase paraqet fakte shkencore për shqiptarët, ndaj nuk mund të ndalohet", deklaroi dje akademiku Bllazhe Ristovski, redaktori kryesor i botimit, i cili fyen historinë e shqiptarëve dhe i përshkruan ata si "njerëz mali" e ardhacakë në Maqedoni. Në një deklaratë për BBC-në, ai tha se "Enciklopedia nuk do të tërhiqet nga qarkullimi, pavarësisht nga reagimet e ashpra prej faktorit shqiptar dhe atij ndërkombëtar".
"Qëndrimi ynë është thënë në Enciklopedinë maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi, si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim", tha Ristovski.