E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Botim me pretendime neveritëse

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup i ka konsideruar të neveritshme pretendimet e Enciklopedisë së publikuar të mërkurën e kaluar në Maqedoni. "Pretendimet se oficerët amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë të pabaza dhe neveritëse", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, një zyrtar i kësaj ambasade. "Jemi të zhgënjyer se ka institucione që vënë emrin e tyre pas pretendimeve të tilla qesharake", thekson i njëjti burim. Enciklopedia e shumëdebatuar e përshkruan Ali Ahmetin, ish-liderin e UÇK-së, tashmë kryetar të BDI-së, si të akuzuar për krime lufte, ndërkohë që nuk ka një padi të tillë. Enciklopedia nuk e tregon identitetin shqiptar të Nënë Terezës, ndërsa ka fakte të shtrembëruara edhe për Skënderbeun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›