E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endacakët e rrugës dhe përgjegjësia e sotme shoqërore

Ndini R. BARDHI 
Në metropolin e qytetit vigan të Tiranës shikojmë fëmijë, çunakë vocërrakë, që sillen rrugëve, vrapojnë, qeshin me të madhe sa kanë në kokë, lypin, pinë duhan, truajnë e shajnë si pa gjë të keqe, ju flasin dhe ngacmojnë vajzat, këndojnë këngë të pakuptimta, etj., të cilëve ju pëlqen më shumë rruga, sepse, sipas tyre, në rrugë apo bulevarde, ata gjejnë lirinë. Po ti shikojmë me vëmendje, ata kanë sjellje dhe shenja të veçanta. Ata e shohin botën me syrin dhe këndvështrimin e çapkënllëkut në thellësi të të cilave pasqyrohet shpirti dhe pafajësia për të gjitha aventurat e përditshme.
Këto qenie janë të çuditshme, të shkathëta dhe të qeshura. Me vrullin e tyre rinor fluturojnë, kërcejnë me fuqinë e entuziazmit dhe të gëzimit, me duartrokitje dhe fishkëllima i japin krahë lumturisë së paparë dhe, mjeshtërisht, përcjellin botën e çuditshme të argëtimit. Çdo rrugë e Tiranës është e mbushur me çunakë, të famshëm për gjëra interesante të botës rinore apo adoleshente që mund të gjesh në këtë botë. Ata kanë në vetvete një gazmend të fuqishëm dhe, hera-herës, në mënyrë të papritur ia kërcasin një të qeshure të çmendur. Nota e tyre gazmore shkon që nga komedia deri te komikja.
Çunaku (çunakëria) e do qytetin metropol të Tiranës, të zhurmshëm dhe anarkik, por, edhe kur lodhet, e do qetësinë dhe vetminë. Tirana e madhe fillon që nga njeriu i thjeshtë punëtor dhe mbaron deri në orët e vona të mbrëmjes me çunakët (çunakun) e rrugës, dinamizmin e të cilëve nuk e ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Kënaqen duke parë me sy realitetin e ditës, të papriturat, njerëzit dhe në mënyrë të rrufeshme marrin iniciativa të kota e pa objekt apo qëllim të caktuar. Vetëm Tirana i ka këto gjëra në historinë e çunakërisë. Të tërë anarkinë e shikon te çunakët e rrugës. Por çfarë janë këta çunakë dhe çpërfaqësojnë si qenie njerëzore? A kanë prindër, a shkojnë në shkollë, a kanë punë, strehim dhe bukë të hanë?
Këta fëmijë janë pjellë e shoqërisë, jetojnë dhe zhvillohen, lidhen e zgjidhen, gdhihen e ngrysen në vuajtje, boshësi shpirtërore dhe ekonomike, në prani të realiteteve dramatike shoqërore dhe të gjërave njerëzore si dëshmitare të njeriut të sotëm, të rënë në mendime, dhe më tej, të përfshirjes së tyre në këtë vorbull kaotike dhe moskokëçarëse. Por, nuk është ashtu. Edhe kështu, ata vështrojnë dhe qeshin, por janë gati të bëjnë edhe prapësira. Kushdo nga ne mund të paragjykojë ndaj tyre si një turp i shoqërisë, por, në të njëjtën kohë, duhet të kemi mendjen dhe të ruhemi nga këta çunakë gojëçakërdisur.
Sot janë të vegjël apo të rinj adoleshentë, por nesër do të rriten e do të bëhen të mëdhenj. Më vonë do të pyesim se prej çfarë brumi janë gatuar ata? Prej brumit me rreze të zakonshme kalorifike, apo të atij që jep maksimumin e energjisë për jetën? E sotmja progresive punon për këto qenie, të cilët kanë zgjedhur këtë aventurë rrugësh dhe pa moral njerëzor. Këta çunakë të gatuar, në shpërdorimin e jetës, janë të paditur, të pashkollë, të pagdhendur, pjellë e turmës, të cilët vetë populli demon i krijon, sikur të ishin fëmijë të rastit apo të jashtëligjshëm. Çunaku, apo çunakëria e rrugëve, e duan qytetin, por duan edhe rrethinat e qytetit, sepse aventurat janë më interesante.
Çudi dhe absurditet! Të endesh duke tjerrë kotësira lart e poshtë, është paksa bastarde, mjaft e shëmtuara, e çuditshme dhe e pakuptimtë.
Të vëzhgosh, në realitetin e sotëm, rrugët e qytetit të Tiranës dhe periferinë e saj, do të shikosh dy anët e botës që lëviz nga çunakët, do të dallosh zhurmën njerëzore edhe të grupmoshave madhore, që lëvizin e gërmojnë plehrat për ndonjë send me vlerë e deri te kanaçet.
Dhe pikërisht në këto vende të konservimit të plehrave, pak tërheqëse dhe punëdhënëse, janë damkosur këta çunakë me cilësinë e një shëtitjeje në dukje, pa qëllim dhe pikësynim. Për ta mjafton aventura dhe kaq, të tjerat janë ëndërrime. Ai (ata) ka qenë për një kohë të gjatë endacak i rrugëve të Tiranës, dhe këto janë për të një album kujtimesh të thella.
Ato vende ku mbaron qyteti i Tiranës, ato vende të mbuluara me ferra e driza, ato toka të djerrinave dhe ugareve, ato skaje të shkreta ku ditën mbretëron sulmi mbi plehrat kurse natën kthehen në pusira keqbërësish, të gjitha këto e tërheqin çunakërinë në fjalë. Çunakët e përditshëm të rrugëve të qytetit, të kazanëve të plehrave, që ti zë syri papritur mbi kazanë në një kënd rruge janë, o njerëz, ajo përzierje e së egrës varfëri me qytetërimin, ato qenie të shkreta, ku jeta e mjerimit të sotëm i ka krijuar një shpirt betejash, ato sfilitje, ku ditën gjuajnë kanaçet, kurse natën, si lugetër, kthehen në keqbërës, truri i rrotullohet në erë, çikrikët e dhëmbëve i kërcasin dhe prapanica i lëviz vendit.
Pothuajse kurrkush nuk i njeh këto vende të çuditshme, veç tyre si Yzberishtin, Babrrunë, Kamzën, Bregun e Lumit, të bërë mal me plehra, ku për ta është vend pune dhe mjet jetese. Rrethina e Tiranës është një botë tjetër.
Vendi, ku një plehërishte bashkohet me qytetin, mban një ndjesi depërtuese, që do të thotë se varfëria e njerëzve flet, edhe shoqëria po ashtu në të njëjtën kohë shqetësohet. Aty shikon dhe gjen origjinalitetin e qeverisjes lokale.
Ky është një realitet që flet dhe bën akuzën antinjerëzore.
Cilido që ka parë këto vende dhe ka shëtitur sa andej-këndej, në vendin më të populluar me endacakë, lypsa, minatorë të plehrave për kanaçe, atëherë, kur se mendon, prapa ndonjë pirgu plehrash, shfaqen grupe fëmijësh (çunakë) plot zhurmë e shamatë sa kanë në kokë, me fytyra të zbehta, tërë baltë, tërë pluhur, të rreckosur, me flokë të palarë  e të zhubravitur, që kërkojnë në thellësi të plehrave ndonjë gjah, që luajnë kukamshefti dhe që mbajnë ndonjë daulle lëkure në qafë. Këta janë të gjithë ata vocërrakë, çunakër, adoleshentë që kanë ikur në periferi të Tiranës, pikërisht në këto plehërishte, nga familjet e varfra të qytetit, sepse është vendi ku mund të nxjerrin bukën e gojës dhe, si të tilla, rrethinat e qytetit janë zona të tyre.
Ata gërmojnë dhe bredhin gjithë ditën e ditës dhe gjithë kohën. Këndojnë fishkëllejnë si pa të keq repertorin e këngëve të tyre të ndyra. Çunakëria e sotme, e kudondodhur në qytetin e Tiranës, por më shumë në rrethinat e saj, ekziston larg çdo vështrimi të njerëzve të tjerë, të pllakosur rreth një pirgu plehrash, duke gërmuar me duar e me thonj për një gjë me vlerë në mënyrë që të fitojnë bukën e gojës. Këto grupe fëmijësh të çuditshëm janë një nga dukuritë e sotme në realitetin shoqëror të qytetit të Tiranës, rrethinave të saj dhe më gjerë.
Në këto grumbuj çunakësh endacakë po ju themi, ka edhe vajza të moshave të ndryshme, ndoshta mos janë motrat e tyre, gati vajza të reja, të freskëta në fytyrë, të kripura, ezmere, të gëzuara në dukje, por të goditura në shpirt, të çakërdisura, zhele në veshje dhe këmbëzbathura. Të sheh syri edhe nga ato që bëjnë dashuri në mes të ditës. Mbrëmjeve i dëgjon tek qeshin me të madhe, sikur kanë fituar një betejë, luftë të ashpër me të tjerët. Këto grupe çunakësh, vajzash, endacakësh të lënë në një jetë fatale të mëshirës, tronditin shpirtin e çdo njeriu të ndershëm dhe me këto shfaqje të shëmtuara përziejnë ndërgjegjen e shoqërisë së sotme.
Tirana, qendra e saj, rrethinat e qytetit; kjo është për këta fëmijë e gjithë jeta e përditshme. Ata nuk mund të dalin nga hapësira tiranase, ashtu si kanarinat, që smund të dalin nga kafazi. Për ta, dy kilometra larg zonës së tyre, ska më jetë.
Në kohën e sotme të së drejtës njerëzore për të jetuar si njeri, fëmijët endacakë, në Tiranë e kudo, janë me shumicë. Statistikat e sotme shënojnë tregues të lartë fëmijësh pa prindër, pa strehë, pa bukë etj., që i shikojmë në shtëpitë apo pallatet që po ndërtohen dhe nën harqet e urave të qytetit.
Pikërisht, ky fenomen është një nga shfaqjet më rrënuese të shoqërisë së sotme shqiptare. Të gjitha përçudnimet, krimet e njeriut të sotëm e kanë burimin tek endacakëria e fëmijës së pafajshme.
Megjithatë, Tirana metropol, e mbipopulluar nga të katër anët e Shqipërisë e më gjerë, duhet parë si një ngopje problemesh të shumta sociale, që do të thotë një gjykim relat

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›