Muhamed-Krenaria e Njerëzimit Koncert vokal simfonik, për ditëlindjen e profetit

Koncerti dedikuar figurës së botës myslimane u shoqërua nga një atmosferë festive
Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed, dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua koncerti Porfeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit, ku morën pjesë disa qindra besimtarë myslimanë nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, politikanë, etj. Programi i këtij koncerti, i cili organizohet për herë të parë në parametra të tilla, qoftë në Shqipëri, rajon apo më gjerë, si një koncert madhështor vokal simfonik ishte me pjesëmarrjen e Orkestrës Filarmonike të Akademisë së Arteve, Korit të Bashkuar Pax-Dei, solistë të Teatrit të Operës e Baletit dhe aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe në prezantimin e aktorëve, Ema Andrea dhe Genc Rudi. Të gjithë këta artistë ishin nën drejtimin e dirigjentit italian Vito Clemente, të mjeshtres së korit zv/ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, me udhëheqës artistik Pëllumb Vorpsi dhe regjisor Agron Hoxha. Në këtë program interpretuan artistë të shquar nga Shqipëria, Turqia dhe Italia, me tekste të autorëve të mëdhenj si Gëte, Gylen, Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ali Ulqinaku, si dhe me kompozimet më të famshme të këtij zhanri. Programi artistik dedikuar figurës më të madhe të botës myslimane, u shoqërua nga një atmosfere festive dhe solemne. Solistët operistikë, kori "Pax Dei", i drejtuar nga Zana Turku, Orkestra Filarmonike e Akademisë së Arteve, e dirigjuar nga italiani Vito Clemente dhe Kori i Medresesë prezantuan për të pranishmit një koncert me repertor të pasur artistik, ku kishte dhe interpretime nga Kurani dhe krijime dedikuar figurës të Muhamedit, etj. Programi u shoqërua dhe me recitime nga aktorë të njohur, si Reshat Arbana. Ema Andrea, etj. Shfaqja koncertore, e titulluar "Profeti Muhamedi- Krenaria e Njerëzimit", u ndoq dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, etj. Në përshëndetjen e tij, kryetari i Komuniteti Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, tha se kjo ishte një ditë e lumtur për të gjithë besimtarët dhe një ditë, e cila festohet nga të gjithë. Dita e sotme është një ditë e lumtur, që festohet masivisht nga gjithë njerëzimi. Muhamedi ka pasur mbret e fe nderin dhe atdheun. Me moralin e tij të lartë ai i besonte të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se cilës feje i përkisnin, qofshin mysliman, hebre apo i krishterë", u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman në fjalën e tij në këtë koncert. Koncerti festiv Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit ishte nën kujdesin e Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor SEMA dhe TKOB. Ky aktivitet organizohet për të katërtin vit radhazi në vendin tonë.
*********************************************************************
Presidenti Topi: Trashëgimia e besimeve, një model i suksesshëm vlerash
I ftuar në programin festiv "Profeti Muhamed- Krenaria e njerëzimit", një veprimtari artistike e organizuar me rastin e ditëlindjes së profetit ishte dhe Presidenti i republikës Bamir Topi. Në përshëndetjen e tij kreu i shtetit tha se:"Trashëgimia e besimeve fetare në vendin tonë, ku spikat bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare, simbolizon aleancën e vlerave etike, morale dhe shpirtërore në shërbim të qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare. Ajo përbën njëkohësisht një model të suksesshëm përfaqësimi vlerash në arenën ndërkombëtare. Tashmë, me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe së afërmi edhe në BE, vendi ynë me këtë traditë vlerash unikale, integrohet në aleancën globale të civilizimeve dhe të botës së qytetëruar". Sipas kreut të shtetit besimi i vërtetë nuk i ndan njerëzit, por i bashkon ata, qoftë edhe duke pranuar ndryshimet, sepse liria e besimit dhe e ushtrimit të fesë është pasuri për të gjithë, është garanci themelore për çdo formë apo shprehje të lirisë. "Në Shqipëri, gjatë rrjedhave historike, myslimanët shqiptarë, së bashku me besimtarët e besimeve të tjera, janë bashkuar me zërin e kombit dhe të shqiptarit, duke e bashkuar shpirtërisht atë. Ata ndërtuan bazat e qëndrueshme të bashkëjetesës dhe marrëdhënieve të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare, duke qenë zëdhënësit shpirtërore të edukatës, të ndërgjegjes dhe të sentencave hyjnore", theksoi presidenti Topi. Ai vlerësoi traditën islame në Shqipëri si traditë e respektit dhe dashurisë ndaj tjetrit. Sipas tij, figura dhe vepra e Profetit Muhamed, është ajo e një personaliteti që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit dhe të besimeve fetare.
******************************************************************************
Kryeministri Berisha: Harmonia fetare e shqiptarëve, burim krenarie kombëtare
Kryeministri Sali Berisha i drejtoi dje një mesazh përshëndetës programit festiv "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, përshëndetja e Kryeministrit Berisha, i cili aktualisht po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, u lexua në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku u zhvillua ky program festiv. Duke përshëndetur të gjithë besimtarët myslimanë të Shqipërisë, Kryeministri Berisha vlerësoi figurën e Profetit Muhamed si simbol i urtësisë, dashurisë vëllazërore midis njerëzve, bujarisë dhe mëshirës për të gjithë njerëzimin. "Dita e sotme dhe veprimtaritë e lidhura me të, përveç kujtimit dhe nderimit që i bëjnë jetës dhe veprës së Profetit Muhamed, janë njëkohësisht mënyra më e shkëlqyer, që nën shembullin e Tij, të përcjellim së bashku mesazhin universal të bashkëjetesës paqësore e mirëkuptimit, të tolerancës e harmonisë fetare e shoqërore dhe besimin tek Zoti", thuhet në këtë mesazh përshëndetës. Sipas Kryeministrit Berisha :"Toleranca dhe harmonia fetare e shqiptarëve është ruajtur e trashëguar ndër breza dhe përbën sot burim krenarie kombëtare".
Last Updated on Sunday, 19 April 2009 07:33