E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe pastaj thonë që pleqëria është e bukur

Nga Flamur BËRDËLLIMA
Kam dëgjuar shumë përralla për moshën e tretë deri aty ku alegoria shkon në finish.
Si do që të jetë, individi dhe mënyra e tij e jetesës pavarësisht profesionit dhe karakterit, apo zhvillimit mendor një gjë është konstante dhe e patjetërsueshme. Mor po si jetojnë këta njerëz? Kam shkuar në pozicionin e gazetarit në shtëpinë e pleqve në Kamëz. Për këtë kam vene në dijeni kryetarin e Bashkisë dhe deputetin e zonës dhe kam parë një llahtar. Nuk dua ta nis nga tualeti se mendoj se edhe kjo gazetë e nderuar, do ti bie një ere jo e mirë, por era jo e mirë bie në gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton 1 apo 10 bamirës që japin ndonjë sponsor për këta njerëz  kaq në nevojë. Madje po ju them një fakt që nuk rri dot pa e shprehur: -Vdiq para pak ditësh një shkrimtar që kishte punuar ekskavatorist, shofer dhe që jetonte ne një azil. U mor 2 orë me qira një shtëpi, (vetëm për 2 orë) për të nxjerrë trupin e tij me arkivol nga shtëpia. Ndjesë pastë Buhan Kukeli, edhe kur shkova te Xhevahir Spahiu dhe modestisht dhashë kontributin tim minimal, edhe pse isha me një ish-kryeministër si Ilir Meta dhe ish zv/ Ministër si Petrit Vasili, e ndjeva atmosferën e ftohtë që përcjell shoqëria jonë shqiptare ndaj njerëzve që kanë një kurbë ulëse në vitet e tyre biologjike. Qytetërimi është një vetëdije e zakonshme e një populli që pengon me respektimin e te vdekurve pale më të të gjallëve që po shkojnë drejt vdekjes. Në mënyrë absolute, edhe pse kemi kundërshti në mendime, e respektoj dimensionin e Saliut për të bërë realisht për moshën e tretë. Po ore po, është konstante e bijës së tij që i do vërtetë njerëzit pa përkrahje dhe të moshuar dhe këtë e them unë, që jam haptas komunist. Ajo që dua të shtoj si problem modestisht lidhur me pyetjen është? Ore me këto njerëz të moshës së tretë që janë 800 mijë, do i duam apo do bëjmë sikur? Pashë sot një pronar të një lokali, plak në moshë dhe një grua me një moshë shumë të re që me tha me lot të lemzuar -Mulo çfarë jete është kjo? Kur lindim qajmë, kur vdesim bëjnë sikur na qajnë. Do të dëshiroja modestisht që të ishte për diskutim në faqen e gazetës tonë të nderuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›