Kur Zëri i Popullit i Edi Ramës e përkthen A ka përfunduar misioni amerikan në Ballkan? frazën Completing America s Mission in the Balkans
Nga Kastriot MYFTARAJ
Gazeta e Partisë Socialiste Zëri i Popullit në 16 prill 2009 kishte dhe lajmin për forumin që u mbajt në Washington nga Center for International and Strategic Studies, me temë Completing America s Mission in the Balkans, me pjesëmarrjen e ekspertëve të politikës së jashtme dhe ambasadorëve të vendeve të Ballkanit. Lajmi zinte më tepër se gjysmë faqe gazete dhe mbante titullin A ka përfunduar misioni i Shteteve të Bashkuara në Ballkan? (Zëri i Popullit, 16 prill 2009, f. 11)
Kur lexon lajmin e kupton se ky titull ishte një përkthim i shtrembëruar apo më saktë një gënjeshtër e trashë për temën e forumit, e cila në anglisht është ashtu siç e kam thënë më lart, siç mund të verifikohet fare lehtë në faqen on-line të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (www.csis.org)
Në lajmin e botuar në gazetë thuhet: A ka përfunduar misioni i Shteteve të Bashkuara në Ballkan? ishte tema e konferencës së Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington ku u diskutuan rekomandimet për politikën e jashtme të administratës së re amerikane në lidhje me rajonin. (Zëri i Popullit, 16 prill 2009, f.11)
Kuptimi i fjalës completing sipas fjalorit autoritar Merriam Webster është i dyfishtë, si i shumë fjalëve të tjera anglisht. Kuptimi i parë i kësaj fjale është me përfunduar, ndërsa kuptimi i dytë është me kryer tërësisht, ose në mënyrë perfekte. Siç shihet, këto dy kuptime janë shumë larg njëri-tjetrit dhe bartin konotacione krejt të ndryshme në fjali. Kuptimi në të cilën ishte përdorur fjala completing në temën e forumit në Washington ishte qartësisht ai i dyti, çka del jo vetëm nga përmbajtja e forumit, por edhe se, nëse do të ishte fjala për një forum për përfundimin e misionit amerikan në Ballkan, atëherë fraza në anglisht do të ishte To end America s mission in the Balkans. Edi Rama, i cili në daljen e fundit në Top Story të Sokol Ballës, e ironizoi Henri Çilin sikur ai nuk lexon libra anglisht, siç supozohet se bën Rama, e kupton shumë mirë atë që them unë më lart.
Siç shikohet nga ato që citova më lart, jo vetëm që është dhënë një tjetër frazë me kuptim krejt tjetër, për temën e forumit, por kjo frazë e tjetërsuar është vënë edhe si titull i artikullit. Kjo tregon se nuk është fjala për një lapsus por për një operacion të sofistikuar mistifikimi dhe mashtrimi. Tek Zëri i Popullit nuk ka injorantë që i bëjnë këto gjëra. Zëri i Popullit është një gazetë shumë e sofistikuar, ku tregohet kujdes maksimal për titujt, se me to ka luajtur tradicionalisht kjo gazetë për të përcjellë mesazhet e partisë organ i së cilës është. Kjo praktikë i ka mbetur kësaj gazete që nga koha kur zbatonte porosinë e Leninit për rëndësinë e parullave si bartëse të një mesazhi konciz dhe efektiv. Titujt e Zërit të Popullit në fakt janë parulla që kërkohen të përhapen në opinionin publik dhe të nguliten në mendjen e njerëzve, duke përfituar dhe nga leximi që i bëhet gazetës në televizione në mëngjes.
Dihet se Edi Rama i kontrollon personalisht titujt kryesorë jo vetëm të gazetës së PS, Zëri i Popullit, por edhe të mediave të tjera të vëna në shërbim të tij, kështu që një titull kaq delikat sa ai i lajmit për forumin e Washingtonit, nuk mund t i ketë shpëtuar kontrollit të Edi Ramës. Edi Rama, kur ka parë lajmet në anglisht siç bën çdo ditë, sigurisht që është njohur dhe me frazën në anglisht të temës së forumit të sipërpërmendur në Washington . Kështu që Edi Rama, kur i kanë paraqitur projektin e titujve më të rëndësishëm të gazetës Zëri i Popullit, për ta aprovuar, ka qenë në gjendje të gjykojë se bëhej fjala për një shtrembërim që arrinte në kufijtë e një provokimi keqdashës. Por, edhe sikur Edi Rama të mos ishte njohur fare me lajmin në anglisht për forumin e Washingtonit, ai përsëri nuk mund të mos dyshonte kur të lexonte titullin në shqip, me frazën që i atribuohej si temë forumit të Washingtonit. Atëherë mjaft që të kërkonte të njihej me lajmin në anglisht dhe gjithçka do të sqarohej.
Edi Rama nuk mund t i lajë duart si Pilati duke thënë se nuk ka ditur asgjë për këtë çështje, se dihet që kryeredaktorja e gazetës Zëri i Popullit, Eva Allushi, nuk do të guxonte kurrë që ta vinte një titull kaq të minuar në gazetë, pa aprovimin e Edi Ramës, ose më saktë pa porosinë e tij. Çështja është aq serioze sa Partia Socialiste është e detyruar që të japë një shpjegim publik. Tjetërsimi i temës së forumit të Washingtonit ka dalë nga po e njëjta fabrikë propagandistike okulte që prodhoi lajmin e rremë për vjedhjen e orës së Presidentit Bush gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri, para dy vjetësh. Dhe kjo fabrikë punon dhe furnizon në mediat pranë Edi Ramës.
Tjetërsimi i temës së forumit në gazetën Zëri i Popullit është bërë nga Edi Rama si një gjest kuptimplotë ndaj atyre qendrave në Ballkan dhe jashtë tij, të cilat duan që SHBA të ulin deri në minimum angazhimin e tyre në rajon. Nuk është sekret se Beogradi dhe Athina në rajon, si dhe Moska do të lumturoheshin sikur angazhimi amerikan në Ballkan të merrte fund. Kështu Serbia do të rimerrte Kosovën pa rrezikuar të ndëshkohej. Veç kësaj, Greqia dhe Serbia, në një situatë kur angazhimi amerikan në Ballkan do të merrte fund, do të zbatonin planet e tyre të hershëm, për të ndarë Shqipërinë mes tyre, në Drin ose në Mat, nën justifikimin se nga territori i Shqipërisë i godet terrorizmi islamik, për çka do të inskenonin pa vështirësi situata. Fakti që Shqipëria ka hyrë në NATO, nuk do të thotë se nuk mund të ketë zhvillime të tilla, se në rast se angazhimi amerikan në Ballkan merr fund, atëherë hyrja e Shqipërisë në NATO nuk ka asnjë rëndësi efektive.
Kur shikon luftën që PS e Edi Ramës i bën Rrugës Durrës-Kukës, pavarësisht justifikimit bajat se është kundër korrupsionit dhe jo kundër ndërtimit të rrugës (i mbetet ende për të shpjeguar se përse kur ishte në pushtet nuk e përdori taksën e rrugës që vuri dhe mblodhi vetë, së paku për të bërë projektin), nuk mund të mos mendosh se ka një lidhje mes tjetërsimit të temës së forumit të Washingtonit në gazetën e PS, dhe luftës së PS kundër rrugës, luftë e cila praktikisht mbetet një konstante politike e PS, si tash që në krye të kësaj partie është Edi Rama, ashtu dhe para tij.
Tjetërsimi që Edi Rama i bëri në gazetën e PS temës së forumit të Washingtonit, është i denjë për një njeri si Edi Rama, i cili i dorëzoi këngëtarit militarist çetnik serb, goran Bregoviç, çelësat e qytetit të Tiranës para tre vjetësh, ndërsa kur Tiranën e vizitoi i pari president amerikan, një vit më pas, Edi Rama i dhuroi me anë të njerëzve të mediave pranë tij, lajmin e rremë për vjedhjen e orës së tij në Fushë-Krujë.
Kur ia tregova dje në mëngjes një të njohurit tim, njeri disi naiv, çështjen që trajtoj në këtë artikull, ai më tha: Prit kur ta shohësh të jepet sot në mbrëmje në Fiks fare Ata të Fiksit kanë gazetarë të fortë dhe nuk i lenë t u shpëtojnë këto gjëra.
I njohuri im, duke ditur që në emisionin Fiks fare, Saimiri dhe Doktori shpesh venë në lojë titujt e pasaktë dhe gazetave, të merreshin dhe me këtë shtrembërim të gazetës Zëri i Popullit. Unë i thashë se kjo gjë nuk do të ndodhte dhe jo se redaksisë së Fiks fare i mungon informacioni për çështjen në fjalë, se shpesh e kemi parë që të jenë shumë të informuar për versionin në anglisht të shumë dokumenteve dhe lajmeve. Nuk do të ndodhte thjesht sepse Fiks fare nuk do të kishte urdhër nga Edi Rama që ta bënte këtë gjë.
I njohuri im, duke pranuar se Fiks fare anonte nga Edi Rama, megjithatë më kundërshtoi duke më përmendur disa raste kur Fiks fare kishte kritikuar Edi Ramën dhe kishte pasqyruar gafat e gazetës Zëri i Popullit. Unë i thashë se kjo ishte e vërtetë, por këtë herë çështja ishte tepër djegëse dhe ata të Fiks fare nuk mund ta bënin këtë shaka, me kokën e tyre pa pyetur një herë Kompetentin, ashtu siç nuk mund ta kishte bërë në kokën e saj edhe kryeredaktorja e gazetës Zëri i Popullit. Në mbrëmje i njohuri im më telefonoi për të më thënë se kisha pasur të drejtë unë. Në Fiks fare nuk ishte dhënë asgjë nga ajo që kishte pritur ai.