E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur shkohet me dashje drejt dështimit të kërkuar!?

Nga Besi BEKTESHI
Nuk asnjë dyshim që edhe ky proçes zgjedhor do të paragjykohet dhe nuk do të jetë realisht një proces që gjërat të shkojnë dhjamë. Nuk është as faji i kartave, nuk është as faji i fukarallëkut të njerëzve, nuk është as faji i proceseve apo modeleve, por është faji i një mentaliteti alarmant mbytës, mohues, jo realist, jo bashkëpunues të sinqertë dhe për më tepër një dekompozim i mendimit se zgjedhjet janë një vullnet i popullit që nuk duhet të sabotohet deri në këto pika. Në fakt njerëzit në demokraci kanë të drejtë të votojnë dhe të mos votojnë. Sali Berisha deklaron se ka vende që e kanë detyrim votën dhe këtë e thotë për të gjetur edhe konceptin mbi detyrimin për kartëzim, por ky do të ishte pastaj një kthim në diktaturë për ne dhe besoj se edhe Berisha nuk është dakord.
Ajo që kemi fituar nuk është vetëm se duhet të jemi të lirë të votojmë për kë të  na ketë qejfi, por kryesisht që mund edhe të mos dalim në votime. Kuptohet se jam për të dalë dhe mbajtur qëndrim, por ka një moment që njeriu nuk sheh asnjë të hajrit përpara, dhe qëndron në fatkeqësinë e përgjithshme, duke mos marrë pjesë në votime dhe duke mos mbajtur qëndrim. Tani opozita shqiptare ka vënë nën presion Sali Berishën për kartat e identitetit. E ka vënë nën presin, sepse lidhet procesi në pjesëmarrje me kartën që njerëzit nuk mund ta marrin sepse nuk kanë lekë. Pra kuptohet se nuk merret karta dhe nuk voton personi sipas socialistëve. Është e qartë se edhe ato që marrin kartat dhe kanë pasaporta mund të mos e çajnë fare kokën të dalin në votime, por opozita kur kjo punë ka ardhur në këtë pikë e bashkëngjisin kartëzimin me pjesëmarrjen dhe detyrën që ka shteti për ti pajisur. Si fillim, procesi i kartëzimit të njerëzve ka filluar me vonesë, duke ditur se nuk është vetëm proces zgjedhjesh, por proçes identifikimi i shqiptarëve. Për këtë fajin e ka shteti shqiptar. Sepse duhet të dinte se kartat dhe procesi së paku duhet të kishte nisur një vit më përpara dhe të kishte mbaruar normalisht nga fundi i 2008-ës. E vonuan dhe socialistët edhe pse deklaronin pikërisht vonesën, por nuk bënin ndonjë luftë të madhe sepse në fund të fundit e dinin se do tju hapej goja në prill dhe maj. Por praktikisht nuk është faji i tyre. Faji është i veprimeve të dyshueshme të burokratëve apo memecëve dhe servilëve përfitues të PD-ja. Tani ka që fshehin edhe fakte dhe defekte dhe mos nisje të procesit dhe bëjnë pikërisht si dikur... në kohë të ... qoftë largut... nga frika. Në fakt fajet të gjithë ja lënë Sali Berishës, sepse ai ka edhe dëshirë ti marrë për vete, por edhe kur është shtruar problemi i kartave dhe janë bërë edhe deklaratat nuk është diskutuar dhe nuk është kërkuar edhe nga PS-ja që të jepen falas. Por koha u shkurtua shumë me fillimin me vonesë dhe me pjesën e dyshueshme të infrastrukturës së kartëzimit të shqiptarëve. Nuk mohohet se ka akoma komuna që nuk kanë infrastrukturë edhe pse PS-ja zgjidhjen e kërkon të mos pagesa e kartave.
Tani çdo njeri që nuk shkon të bëjë kartëzimin e tij për PS-në është një person i privuar për të votuar dhe për këtë sipas tyre fajin e ka Sali Berisha. Ky i fundit patjetër nën presion edhe pse i thonë se procesi po shkon mirë, fillon si zakonisht të avancojë midis dy rrugëve që ai di. Rruga e parë është të mos lëshojë pe Ramës për falas dhe e dyta vazhdon me modele kompensimi dhe 200 lekësha që tani marren dhe pastaj kompensohen dhe pastaj ndalen, pra me mënyra të tilla tragjiko-komplikuese për nga zgjidhja. Në fakt bëhen zgjidhje sforcoje me lëshime, për romët dhe për egjiptianët, por edhe shtresat e pensionit dhe të asistuarve e studentëve dhe të gjitha herë pas herë deri në momentin që del edhe sanksioni, në qoftë se të gjitha këto kategori njerëzish nuk shkojnë të aplikojnë për kartat. Një mish-mash që patjetër do të ketë zhurmë deri në fund.
Është e jashtëzakonshme kjo gjë. Një vonesë në identifikimin e njerëzve shqiptarë prej 18-të vitesh. Tani një identifikim prej më pak se një viti dhe po ashtu të kartëzimit të tyre për tre muaj. Çfarë tju thuash atyre që janë në pozitë dhe atyre që janë në opozitë. Më e bukura se bëjnë sikur nuk dinë edhe gjë se mund të ndodhte kjo???!!
Tanimë opozita braktis sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkojnë largimin e  taksës së votës, ndryshe nuk kthehen. Valentina Leskaj deklaron të hiqen barrierat për të ushtruar të drejtën e votës dhe tanimë me sa duket kjo është edhe nyja që duhet zgjidhur që procesi të mos konsiderohet i dështuar pa filluar dhe mbaruar si ai vetë, dhe zgjedhjet në fund. Kurse ministri Nishani thotë se procesi ecën mormalisht dhe këto janë vetëm spekulime dhe lojë politike. Në Kuvend doli se do të pajisen deri në fund të majit 1.8 milion shqiptarë dhe se kanë aplikuar më shumë se 512 mijë shqiptarë, se janë prodhuar 400 mijë pasaporta etj., etj.
Në çfarë momenti jemi me procesin e kartave të identitetit?
Jemi plotësisht dhe si zakonisht në lojë tonë të pështirë me demokraci. Kjo lojë ka brenda vonesën si brenda mos korrektesës dhe jo profesionalizmit dhe vonesën e qëllimshme që të bën të përfitosh diçka, por edhe arnimin që rëndon procesin dhe në fund shkatërron 28 Qershorin. Këtë gjë e ka shteti shqiptar. Kurse opozita ka pjesën e shfrytëzimit në maksimum të këtij procesi të rëndësishëm të shqiptarëve. Ka edhe mënyrën për tu kapur ashpër mbas këtij procesi që mundësisht ai të ketë dështim. Opozita duket e qetë, por tregon se më tepër nuk i do zgjedhjet se sa i pranon. Sepse patjetër që ka mangësi dhe vonesa, por edhe pamundësi blerjeje të kartës, por ka edhe mos interesim të marrjes së kartës. Në këtë rast ka dalë edhe kërkesa e Ramës për kartat falas!!
Sepse po deklarove falas patjetër pastaj duhet të përdorësh dhe detyrimin për të dalë në zgjedhje. Berisha shkon deri te 200 lekët dhe sanksione, por socialistët mund të identifikojnë dhe do të identifikojnë plot familje që mund të kenë katër të rritur brenda që nuk duan të kenë edhe kartë dhe nuk duan të shpenzojnë as tetë mijë lekë të vjetra.
Imagjinoni se në çfarë pikë ka shkuar kartëzimi i shqiptarëve??!! Po kështu ka për të ngjarë edhe e ditën e zgjedhjeve kur njerëz të ndryshëm nuk do të kenë kartë, nuk do të gjejnë emrin apo nuk do të përfundojnë procesin për karta dhe pastaj....!! Në mos qofshin vetë të interesuar do të gjenden nga opozita. Pastaj do të thuhet procesi është manipuluar, qeveria e ka bërë këtë gjë për të ndaluar njerëzit të votojnë etj etj. Do të ketë edhe ndonjë komunë lart dhe larg që as ka për ti rënë krahut të kartave dhe votimeve, por nga ato që procesi ka nisur vonë ose aspak dhe patjetër shembuj të tillë do të paraqiten si standardi i kartëzimit në Shqipëri. Pse e gjitha kjo? Po sepse politikisht, vazhdojmë të jemi standard i ruralizmit më të madh politik dhe se nuk parashikojmë, nuk demonstrojmë sinqeritet, dhe për më tepër nuk e kemi seriozisht me zgjedhjet e lira dhe demokratike në Shqipëri. Berisha mbase arrin të përshtatet dhe të lëshojë pe, duke bërë edhe një moment tjetër dobësie, por edhe atëherë nga socialistët do të ketë një batutë tjetër që është u kujtuat vonë për kartat falas dhe kështu i shkohet trendit të paragjykimit dhe dështimit të procesit të kartëzimit për zgjedhje, deri në dështimin e mundshëm të tyre. Këto lojëra politike kanë parimin e shkuarjes me dashje drejt dështimit të kërkuar dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri. E vërteta është se ka një nivel të tillë politik që dështimin e proceseve të tilla e adhuron, sepse jeton me dështimin. Janë politikanët, që dështimet i konsiderojnë fitore të demokracisë në Shqipëri. Sepse përndryshe do të mendonin që marrëveshjet të jenë të plota dhe koherente, që zgjedhjet të mos kenë më paragjykimin dhe të mos kenë më vërejtjet e botës, apo zhurmën tonë mbi manipulime dhe mbajtje të pushtetit me forcë apo marrjes, po me forcë. Tanimë PS paralajmëron protesta për mos mbetjen qoftë edhe të një zgjedhësi pa kartë identiteti si pasojë e varfërisë. Selia e socialistëve e ka quajtur dështim, procesin dhe fton njerëzit në qëndresë paqësore. Nuk ka qenë kjo gjë e pa parashi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›