E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende ne kerkim djali i deputetes Luiza Xhuvani

Djali i aktores dhe deputetes Luiza Xhuvani vazhdon te jete ne kerkim policor per vrasjen e 26-vjecarit Alfred Musabelliu ndodhur mengjesin e se shtunes ne Qytetin Studenti ne Tirane. Kostandin Xhuvani djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani eshte shpallur ne kerkim me akuzen e vrasjes nderkohe qe edhe gjate dites se djeshme ka vazhduar tu fshihet forcave te policise. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga burime policore te kryeqytetit sipas te cilave punonjesit e saj kane vazhduar punen per gjetjen e autorit tashme te identifikuar te ngjarjes deri ne oret e vona te vona te mbremjes por pa rezultat. Ngjarja per te cilen akuzohet si autor i kryesor ne vrasje Xhuvani ndodhi ne shtepine e viktimes Alfred Musabelliut ne Qytetin Studenti ne kryeqytet kur ky i fundit eshte qelluar me nje plumb ne koke. Sipas hetimeve te deritanishme te policise ne lidhje me ngjarjen mesohet se gjithcka ndodhi kur viktima ka shkuar per te sqaruar nje konflikt te dy diteve me pare me shokun e Xhuvanit Albi Zelen. Ne momentet e sqarimit ka nderhyre djali i regjisorit te njohur dhe deputetes dhe ka qelluar me plumb ne koke Alfred Musabelliun duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia ka bere te mundur arrestimin e dy nga tre autoret te cilet akuzohen si bashkepunetore ne vrasje. Nderkohe burime nga policia thane dje se aktualisht po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motiveve te vrasjes ku aktualisht po merren deshmite e dy te arrestuarve te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›