Tre ne pranga me 60 grame heroine
Nje tjeter operacion eshte kurorezuar nga policia e kryeqytetit mbremjen e djeshme duke cuar ne pranga tre persona pasi jane kapur me nje sasi prej 60 grame te dyshuar si lende narkotike e llojit heroine. Operacioni per arrestimin e tyre eshte zhvilluar gjate mbremjes se djeshme ne Sauk te Tiranes ku ne pranga jane vene Albert Shkembi Vazar dhe Franc Ropi. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se kryeqytetit sipas te cilave te tre shtetasit do te akuzohen per posedim dhe trafik te lendeve narkotike ndersa po hetohen per implikimin e personave te tjere ne kete trafik gjetjen e vendit te furnizimit te droges. Burime nga policia thane gjithashtu se tre te arrestuarit jane marre ne pyetje ne lidhje me origjinen dhe menyren e sigurimit te droges.