E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset rende 22-vjecari me urgjence ne Spitalin Ushtarak

Nje 22-vjecar ka mbetur i plagosur rende pas nje aksidenti automobilistik ne autostraden Lezhe-Shkoder. Ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme dhe sipas te dhenave te para te policise lokale mesohet se nje autoveture me targe SH 7359 E drejtuar nga Alban Buja nga fshati Mali i Jushit Shkoder doli nga rruga prane kryqezimit te komunes Blinisht. Per pasoje 22-vjecari Buja ka marre plage te renda. Sipas policise 22-vjecari u dergua menjehere ne spitalin e Lezhes per tu transportuar me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nderkohe nga ana e saj ekspertet e Policise Rrugore te Lezhes po vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes dhe te shkaqeve te aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›