Kapet i kerkuari per trafik klandestinesh
Nje i kerkuar nga drejtesia per trafik klandestinesh ka rene dje ne prangat e policise se Durresit pasi ka tentuar serish te kaloje per ne Itali. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena te policise se ketij qyteti sipas te cilave autoritetet portuale te Durresit kane arrestuar nje 40-vjecar i cili ishte denuar per trafik klandestinesh. Policia tha se ne pranga ka rene Gazmend Vlladna lindur dhe banues ne Shkoder. Ai ishte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit pasi ishte denuar me 1 vit e 7 muaj burg per dhenie ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit. Arrestimi i tij u be ne Portin e Durresit nderkohe qe materialet ne ngarkim te tij i kane kaluar prokurorise.