Alarm per bombe ne ambasaden shqiptare ne Rome

Ambasada shqiptare ne Romë ka përjetuar orë ankthi pasi një pako e dyshimtë e mbërritur me postë, ka vënë në alarm punonjësit e ambasadës, në rrugën Asmara. Burime në ambasadë thonë se pakoja kishte mbërritur me postën e përditshme, por është trajtuar me kujdes pas paralajmërimeve të vazhdueshme të policisë italiane për kujdes në hapjen e postës. I kontaktuar me telefon, ambasadori shqiptar në Romë, LLesh Kola ka sqaruar situatën:
"E vërteta është që në postën e ditës është gjetur një pako që ne e kemi cilësuar të dyshimtë. Është kërkuar informacion te posta, posta nuk e morri përsipër dhe ne iu drejtuam organeve të policisë dhe ka ardhur për ta verifikuar. Policia ka ardhur ne ambasadë ka marr pakon dhe ka rezultuar që nuk përmbante asgjë të rrezikshme. Ishte një kalendar urimi që më është dërguar mua për 2011", Llesh Kola, ambasadori i Shqipërisë në Romë.
Kola ka shtuar se në ambasadë janë marrë të gjitha masat në kuadër të paralajmërive të shtuara për më shumë kujdes në këto ditë alarmi. Italia ndodhet në panic, pasi një pako bombë është gjetur në ambasadën greke në Romë, ndërsa dy ditë parë pako të tilla shpërthyen në ambasadën zvicerane dhe atë kiliane.
Juli Prifti