E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 13 të vdekur nga shpërthimet e fundit

Bagdad (start)-Të paktën 13 persona mbetën të vdekur nga shpërthimet e fundit në Bagdad të Irakut, ku njëri prej shpërthimeve kishte në shënjestër një prej anëtarëve të qeverisë afgane. Njëri nga shpërthimet ndodhi pranë autokolonës së Ahmed al-Barak, njëri prej 25 anëtarëve të Këshillit irakian Drejtues të Përkohshëm që u formua në vitin pas hyrjes së trupave ndërkombëtare të viti 2003.

Barak, i cili drejton Komitetin për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Pronat, nuk u dëmtua nga sulmi në distriktin qendror Karrada, por policia deklaroi se një person humbi jetën dhe të paktën katër të tjerë u plagosën.

Shtatë persona të tjerë humbën jetën nga një shpërthim tjetër, në një vendparkim në lindje të Bagdadit, ndërkohë që katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë nga një shpërthim në veri të Bagdadit, deklaroi policia.

Një shpërthim i katërt në Karrada, shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ndërsa disa persona të armatosur sulmuan dhe vranë një polic dhe plagosën tre të tjerë në lindje të Bagdadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›