E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti Klinton: Obama, shans i mirë për SHBA-të

Nju Jork (Start)-Nju Jorku është pushtuar sot nga atmosfera e zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë, përkrah votuesve që kanë krijuar radhë në qendrat e votimit janë shfaqur edhe Hillary dhe Bill Klinton, ky i fundit presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi kanë votuar, Hillary Clinton ka cilësuar demokratin Obama si alternativën më të mirë të mundshme për të ardhmen e SHBA-ve. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se “zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm për SHBA-të. edhe pse vendi jonë po kalon një moment mjaft të vështirë, Obama në katër vitet në vazhdim do të dijë të rregullojë çdo gjë. Ky është një rast mjaft i mirë për të gjithë ne”, ka thënë Hillary.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›