Jirinovski: Obama, Gorbaçovi që do të shkatërrojë SHBA-të
Moskë (Start)-Ultranacionalisti Rus Vladimir Jirinovski, duke komentuar kandidatët ëpr president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratin Barak Obama e ka krahasuar me “Gorbaçovin amerikan që do të shkatërrojë SHBA-të”. Sipas Interfaks, lideri i Partisë Liberal Demokrate, Jirinovski, gjatë një mbledhjeje me anëtarë të partisë së tij, ka kritikuar mënyrën se si Obama është shfaqur para popullit si dhe politikat që ai paraqet për të ardhmen e Amerikës. “Ai është një Gorbaçov për SHBA-të. nuk mund të mendohet se ai do të ndërtojë Amerikën, por do ta shkatërrojë dhe ta dorëzojë pas katër vitesh”, ka thënë ai.