Zënkë adoleshentësh, plas lufta në lagjen e romëve
Një sherr banal mes romëve, për pak
sa nuk ka përfunduar me viktima
të shumta. Ngjarja ka ndodhur
mbrëmjen e së premtes në lagjen "1 Maj"
të qytezës së Levanit. Mësohet se afro 80
persona janë përfshirë në përleshje, gjatë
së cilës është shtënë edhe me armë zjarri
kallashnikov. Nuk ka të lënduar rëndë, por
dy banorë të kësaj lagjeje, që policia i ka
identifikuar si autorë të ngjarjes, janë shpallur
në kërkim. Shkak i sherrit është bërë një
debat fëmijësh, që është përshkallëzuar
më pas te më të rriturit. Sherri ka nisur rreth
orës 20:00 të së premtes dhe ka zgjatur për
gati tri orë. Është dashur ndërhyrja e
forcave policore dhe repartit të ndërhyrjes
së shpejtë, si dhe e kryetarit të lagjes, që
sherri të mbyllet. Në banesën e Muhamet
Osmanit, ku dhe ka ndodhur sherri, kishte
shumë vizitorë mëngjesin e së shtunës. Ata
pohuan se ka qenë një zënkë fëmijësh, por
gratë e fisit e kanë vijuar dhe nxitur përplasjen.
Mimoza, një prej romeve të përfshira
në sherr, pohoi se nipi i Shefqet
Rashos, 20 vjeç, së bashku me djalin e Sokol
Rashos, 14 vjeç, ishin ata që kanë nisur
sherrin. "Ata ishin zënë në një dyqan në
Frakull të Madhe. Pasi kanë debatuar në
lagje, më pas Sokoli i ka qëlluar një pëllëmbë
djalit të vet e tre pëllëmbë nipit të
Shefqetit", tregon Mimoza. "Këtu palët
janë acaruar, shton Refiti, duke ndërhyrë
në bisedë. Më pas mësohet se sherri ka
degjeneruar duke shkuar në banesën e
Mehmet Osmanit, ku janë përplasur fizikisht.
Mësohet se shkaktarë të sherrit janë
Sotir Hajdini, 20 vjeç, që ka qëlluar tri herë
në ajër me kallashnikov dhe 14-vjeçari F.
Rasho që e shoqëronte. Policia i ka shpallur
që të dy personat në kërkim. Gjatë natës
dhe dje, policia ka shoqëruar dhe marrë në
pyetje shumë romë të përfshirë në përleshje.
Nuk ka pasur viktima, por vetëm të
plagosur nga mjete rrethanore që janë përdorur.
Ndërkaq mësohet se 15-vjeçarja
Alma Osmani është goditur në kokë me
qytën e kallashnikovit dhe me grusht në
buzë. Në vendngjarje ka shkuar drejtori i
policisë së qarkut, Shemsi Premçi, shefi i
Komisariatit të Policisë së Fierit, Latif Kulla,
shefi i Zyrës së Krimeve të Rënda, Zigur Bixha,
si dhe shumë forca policore të tjera. Në
ndihmë të tyre kanë shkuar dhe dy furgonët
e FNSH-së. Refiti, kryetari i lagjes "1
Maj" të romëve tregon për "Shqip" se "në
sherr janë përfshirë pjesëtarë të fisit Çelgar.
Kanë qenë rreth 80 persona të moshave të
ndryshme. Sapo morra vesh për ngjarjen,
shkova atje dhe më pas njoftova inspektorin
e zonës".