E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, Dobjani: Problemet e Policisë së Tiranës

Me gjithë përparimet e
shumta të bëra, në komisariatet
e policisë së
Tiranës vazhdon të ketë problematika
të shumta, duke filluar nga
ndërtimi i dhomave të shoqërimit,
transferimi i të paraburgosurve,
posterat në komisariate e
deri te kontrolli mjekësor i shtetasve.
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani,
i ka dërguar një rekomandim
ministrit të Brendshëm, Bujar
Nishani, si dhe drejtorit të Policisë
së Tiranës, për këtë problematikë,
duke kërkuar rregullimin e tyre sa
më parë të jetë e mundur. Nga
Zyra e Avokatit të Popullit, në
datat 6 dhe 9 maj 2009, u bënë inspektime
në Drejtorinë e Policisë
së Qarkut të Tiranës dhe në Komisariatet
e Policisë Nr.1, 2, 3, 4, 5
dhe 6. Qëllimi ishte verifikimi i
drejtpërdrejtë i standardeve të
ambienteve të shoqërimit dhe
atyre të sigurimit. Paralelisht me
këtë u verifikua edhe respektimi i
kritereve ligjore dhe i të drejtave
të personave të shoqëruar, të
ndaluar dhe të arrestuar nga policia.
Inspektimi u realizua në bazë
të një plani të miratuar me tre
grupe pune dhe në orët e natës,
nga ora 20:30-23:00. Në Komisariatin
e Policisë Nr. 5 Tiranë, kishte
tri dhoma shoqërimi për shteta-
sit dhe të ndërtuara sipas ligjeve.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut
të Tiranës kishte vetëm dy dhoma
shoqërimi, për femra dhe
fëmijët, të cilat janë me kushte
normale, por nuk ka dhomë shoqërimi
për meshkujt. Në të gjitha
komisariatet e tjera nuk ka tri
dhoma shoqërimi për shtetasit.
Në Komisariatet e Policisë Nr. 2, 4
dhe 6, dhomat e shoqërimit janë
me ndriçim natyral të kufizuar, të
papastra, me dyer hekuri, me
shula dhe dryna. Në përgjithësi,
në këto komisariate, dhomat e
shoqërimit nuk janë të pajisura
me tavolina e karrige, por edhe
atje ku ka të tilla, ato janë të thyera
apo të dëmtuara, si p.sh. në
Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.
Ndërkohë u vu re mungesa
e shërbimeve mjekësore për të
shoqëruarit me probleme, mostransferimet
në kohën e duhur
pas mbarimit të hetimit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›