Endrra atomike në sirtar
Ervin Bushati
Llafosja dhe deklaratat mbi mundësinë e energjisë atomike në Shqipëri janë sot në tregun mediatik, politik dhe ekonomik Përtej dëshirës së mirë dhe ëndrrave për një realitet energjetik konkurrues në rajon, fare pak është diskutuar mbi mundësitë reale dhe përgatitjes serioze për të nisur një sipërmarrje të tillë “bërthamore”. Kostot financiare, siguria, aftësitë profesionale dhe infrastruktura ligjore dhe mekanike për të ndërmarrë një nismë të tillë janë vite drite larg realitetit tonë ekonomik dhe shoqëror.
është e vërtetë që në botë sot po flitet gjithmonë e më me pasion dhe argument për energjitë e rinovueshme dhe të pastra – ku ajo bërthamore duket nga më produktivet në treg. Në gjithë vendet e zhvilluara ka plane konkrete për një proces serioz dhe të studiuar, për të rritur kapacitetet e energjisë bërthamore, gjithmonë në sinkron me vullnetin shoqëror dhe me mundësitë financiare. Kuptohet që ndërtimi reaktorëve atomikë, që mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga ajo bërthamore, janë çështje të sigurisë publike dhe të përkujdesjes ndaj mjedisit. Si të tilla ato janë thellësisht të ndjeshme në publikun e gjerë dhe në votuesit vendës përkatës. Të gjithë këto përbërës e kthejnë në një proces të pastër dhe tërësisht politik.
Rastësia dhe spontaniteti me të cilën hidhen në treg për englendisje publike këto tema, pa nisur më parë një diskutim serioz teknik dhe financiar, nuk lënë dyshim se teoritë nukleare çdo fund muaji janë një lojë e përsëritur nga politika. Duket se sa herë ka nevojë për pak diversion politik apo argëtim publik, teoritë atomike dalin nga sirtari qeveritar.
Nuk di se sa dakord do të ishin votuesit shqiptarë dhe opinioni publik rajonal, me idenë e një reaktori bërthamor në Shqipëri: në dorën e një Qeverie që nuk garanton dot mbarëvajtjen normale të një Hidrocentrali, që administron rrjedhjen e lirë të ujit nën efektin e gravitetit. A mund të imagjinohej një reaktor bërthamor në një zonë si Shkodra, - i përfolur nga Qeveria në maj të vitit të kaluar, meqë aty paska shumë ujë (!!)– kur përmbytet dy herë në 3 muaj?
Sot njihen në botë vetëm shtatë kompani që mund të ndërtojnë një reaktor nuklear për prodhimin e energjisë elektrike, dhe në më të shumtën e rasteve ato bashkëpunojnë në konsorcium, ku janë 2-3 nga këto së bashku. Sa për njohuri këto janë: General Electric dhe Westinghouse ne USA; Areva në Francë; KEPCO në Kore të Jugut; Toshiba, Hitachi dhe Mitsubishi në Japoni. Në të njëjtën kohë shumë pak shtete në botë mund të krenohen që kanë aftësitë inxhinierie dhe stafin e kualifikuar për të mirëmbajtur një reaktor në punë. Kjo do të thotë se në këtë biznes, përveç dedikimit politik dhe mbështetjes popullore për një projekt të tillë madhor, duhet të jesh shumë serioz profesionalisht dhe të kesh aftësi të mëdha financiare.
Kosto e ndërtimit të një reaktori të vetëm bërthamor është më e madhe se vlera e gjithë ekonomisë së Shqipërisë në një vit, si po provohet në reaktorin të ndërtuar dhe tepër të vonuar, nga Areva në Finlandë. Në shumicën e rasteve, në ndërtimin e këtyre reaktorëve atomikë, vlera ashtu si dhe koha e zbatimit janë shumë më tepër se parashikuar. Nuk është reale për një shtet të vogël si ne, që të ëndërrojë të verë bast gjithë të ardhurat e ekonomisë në një nismë të vetme – sado e bukur a e guximshme të duket ajo.
Nuk duhet parë me cinizëm joshja e Kryeministrit ndaj ëndrrave bërthamore, ashtu si për momentin nuk duhet marrë seriozisht kjo retorikë karakterizuese e entuziazmit folklorik të tij. Italia me të cilën thur këto ëndrra Qeveria jonë, është sot një shtet që prodhon energji elektrike vetëm me produkte fosile, dhe nuk ka realisht asnjë kapacitet teknik, prodhues a financiar për të ndërmarrë një nismë të tillë në ndërtimin e një centrali bërthamor për energji elektrike në të ardhmen e afërt.
Dhe nëse do të ndërmerrte një nismë të tillë, do të duhet ta realizonte nëpërmjet një procedure të ndërlikuar dhe tepër të kujdesshme. Do të dukeshin shumë më të besueshme përpjekjet e Qeverisë sonë nëse do të kishte si pikë referimin një partner më të aftë dhe praktik, si për shembull Korea e Jugut, ku sot janë në ndërtim 6 reaktorë dhe në plan për ndërtim 14 të tjerë. Ndaj, për sa kohë që këto diskutime nisin dhe mbarojnë në një hapësirë me një rreze 100m nga ndërtesa e Kryeministrisë, ato do të mbeten “ëndrra atomike në sirtar” e kreut të saj.