Enea Janko per ABC News Buxheti 2012 nje buxhet realist
Buxheti 2012 është një buxhet realist dhe në vijueshmëri të atyre të mëparshmëve.
Një fakt të tillë e ka theksuar gjatë një bisede në studion e “ABC News” Enea Janko, administrator i Tirana Business University (TBU) dhe ekspert i njohur i ekonomisë në vend.
Sipas tij, ky buxhet kërkon t’u japë mbështetje sektorëve prioritarë, siç janë arsimi dhe bujqësia.
“Ai i jep një mbështetje edhe biznesit, e kjo është një gjë e mirë”, tha ai.
Duke theksuar më pas faktin se ekonomia shqiptare nuk është e prekur nga kriza financiare që tashëm ka prekur vendet fqinje.
“Megjithëse ka një rënie të remitancave kohët e fundit, ka një rritje të depozitave të emigrantëve në bankat e vendit tonë”, shtoi ai.
Ndërsa sa i përket politikës fiskale në vend, ai tha se ajo ka synuar ruajtjen e mbledhjes së TVSH-së.
“Tatimi i sheshtë i ka dhënë një spunto biznesit”, tha ai.
Duke sugjeruar se për ndihmë ndaj bizneseve mund të shërbente heqja për 3 vitet e para ndaj e tatimit mbi fitimin etj.