Juventus arriti nje fitore te veshtire ne fushen e Lacios
Përballja në “Olimpiko” ishte shumë e fortë, tepër e vështirë taktikisht si të gjitha përballjet e mëdha të Serisë A, por për Juventusin rëndësi pati që mori një fitore të vuajtur. Vendosi gjithçka goli i shënuar në minutën e 34-ët të pjesës së parë nga Simone Pepe, një gol që e ngjit Zonjën e Vjetër në krye të tabelës me 25 pikë pas 11 ndeshjeve që ajo ka zhvilluar, normalisht një më pak se rivalët.
Juventinët ishin më të rrezikshëm në stadiumin roman, duke krijuar të paktën dy raste të pastër në pjesën e parë, përveç golit të shënuar, ku u dallua Andrea Pirlo me goditjet e tij standarde dhe pasimet, por pikërisht para golit të Pepes, Bufon shpëtoi miqtë duke ndërhyrë ndaj Rokit.
Në pjesën e dytë, lëvizshmëria e Hernanezit bëri që Lacio të ishte më e rrezikshme dhe ishte pikërisht ky lojtar që goditi shtyllën, ndërsa ishte në një pozicion që duhej të kishte shënuar golin e barazimit.
Në minutat e fundit, lacialët u ndjenë të lodhur, ndërsa djemtë e Antonio Kontes mund të kishin shënuar edhe një gol të dytë, por Matri gjeti vetëm faqen e jashtme të shtyllës.
Një fitore e rëndësishme për Juven, në një të shtunë kur Napoli mori me vështirësi një pikë në fushën e Atalantës kur Edinson Kavani barazoi në minutën e fundit golin e Xherman Denisit. Më herët, Katania fitoi 1-0 në Leçe dhe Novara mundi Parmën 2-1.