E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, “Berisha nuk mbajti premtimin për uljen e TVSH-së”

Autori i Lajmit: red.
Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike është një nga shumë premtimet e pambajtura të Qeverisë. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Saimir Tahiri, pohoi dje para një filiali të OSSH-së, ku kryhen pagesat e faturave të energjisë elektrike në Tiranë se, 4 vjet më parë, në programin e tij qeverisës, Sali Berisha premtoi se do të ulte, nga 20 për qind në 6 për qind, TVSH-në për energjinë elektrike. “Sot, katër vjet më pas, TVSH për energjinë vazhdon të mbetet 20 për qind. Ky është një premtim i pambajtur i Berishës.
Me këtë premtim të pambajtur Sali Berisha u merr më tepër para nga xhepi i tyre, pensionistëve, buxhetorëve dhe të gjitha shtresave në nevojë, duke u pakësuar tryezën e përditshme të bukës. Mosmbajtja e premtimeve është tipike për politikën e vjetër.
Kjo është arsyeja pse sot nevojitet një politikë e re për ndryshim. Një politikë e re, që mban çdo premtim të dhënë. Është kjo arsyeja pse më 28 qershor shqiptarët do të votojnë Programin, Ekipin dhe Liderin që angazhimet i bën realitet, do të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, - tha Tahiri.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›