G99: “Privatizimi abuziv i Karaburunit, shenjë dëshpërimi e qeverisë”
Autori i Lajmit: red.
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin e ndërtimit të parkut eolik, ose centralit elektrik që funksionon me mullinj ere, duke pushtuar gadishullin e Karaburunit dhe malet përreth Gjirit të Vlorës. Kështu e konsideroi kandidati i G99 në Vlorë, Kojdheli, vendimin e qeverisë shqiptare për një park energjetik në Karaburun. Sipas tij, “është injoruar totalisht mendimi i publikut, e sidomos i banorëve të zonës, pronarëve të tokave që do të pushtohen nga mullinjtë gjigantë të erës, apo konsideratat e operatorëve turistikë dhe ekspertëve të mjedisit, ka privatizuar fshehtazi një nga zonat më të bukura të vendit. Për ta bërë edhe më dyshuese gjithë situatën, qeveria ka anashkaluar edhe Parlamentin, i cili nuk e merr në konsideratë dhe vendos për marrëveshjen tanimë të firmosur.
Akoma më shqetësues është fakti se e gjithë energjia e prodhuar nga ky impiant do të shkojë në Itali, ndërsa Shqipëria përfiton vetëm 3% të vlerës së energjisë së prodhuar”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009