Energjia, KESH-i gati të importojë në nëntor
27/10/2009 Furnizimi i pandërprerë
KESH-i do të nisë importet për të mbajtur premtimin e qeverisë për 24 orë drita. Korporata Eelektroenergjetike Shqiptare do të nisë në muajin nëntor importet me 2.5 milionë lekë energji. Drejtues të kompanisë kanë bërë të ditur se qytetarëve nuk do t’u mungojë energjia. KESH hedh në rrjet të gjithë sasinë që i nevojitet OSSH-së aktualisht. Situata jo e mirë e reshjeve si dhe parashikimet për muajt e dimrit janë të zymta, çka do të thotë se dimri do të jetë i thatë. Rrjedhimisht prodhimi i energjisë elektrike në vend do të jetë më i ulët, çka do të ndikojë mbi çmimin që konsumatori do të paguajë për këtë produkt. Aktualisht tarifa e energjisë është 1.6 lekë dhe KESH ka kërkuar që ajo të rritet me 2.5 lekë, çka do të thotë një rritje prej 36 për qind. Kjo është hera e parë që Korporata ka aplikuar për të rritur çmimin e energjisë që do t’i shesë OSSH-së. Por kjo shifër për drejtuesit e korporatës është modeste. Me këtë çmim, KESH synon që të shlyejë borxhet e akumuluara në dy vitet e fundit, të cilat arrijnë në 200 milionë euro. Bëhet fjalë për kredi nga bankat e nivelit të dytë, të cilat ishin në llogari të OSSH-së, por pas privatizimit ato i kaluan për llogari KESH-it. Megjithatë, si pasojë e mirëmenaxhimit për herë të parë kjo korporatë ka dalë më një fitim prej 16 milionë eurove.