E Diel, 1 Nëntor 2026

“Amore Infinito” albumi më i ri i tenorit Placido Domingo

MADRID- Tenori i jashtëzakonshëm, Placido Domingo, publikoi sot albumin e tij të ri në Spanjë, të titulluar, Amore Infinito. Duke folur në Madrid, vetëm dy pas pjesëmarrjes së tij në ceremonite për rënien e murit të Berlinit, Dimingo tha se albumi i tij i fundit ishte frymëzuar nga poemat e Papa Xhon Palit të Dytë.
“Arsyeja kryesore për këtë publikim është që t’u tregoj njerëzve se cfarë njeriu i mrekullueshëm ishte Papa. Ai kishte një forcë të jashtëzakonshme” u shpreh tenori me famë ndërkombëtare.

Në këtë album, të cilin fillimisht e prezantoi në Vatikan, artisti spanjoll këndon një duet me yllin Kanadez, Josh Groban, Italianin Andrea Bocelli, amerikanen Vanesa Ëilliams si dhe me djalin e tij, Placido Domingo Jr.
Këngët në gjuhën angleze, spanjolle dhe Italiane janë të bazuara në poemat e Papa Xhon Palit të dytë, të shkruara përpara se ai të merrte detyrën e rëndësishme në Vatikan në vitin 1978.
Domingo tha se albumi i tij i fundit, nuk mund të konsiderohej klasik në mënyrë të prerë duke qenë se ai kishte tinguj pop në të.

“Nuk besoj se do i bëj klerikët që të kërcejnë. Ajo që une jap nëpërmjet këtij albumi është një mesazh. Sic e thashë, ai ka melodi që për ekspertët kanë karakter klasik, por nëse analizohen siç duhet, kanë stil modern dhe ritëm në orkestrim” u shpreh Domingo.
Disa prej këngëve janë realizuar nga orkestra simfonike e Londrës.
(e.n./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›