E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e Ushtarakëve në Rezervë, sot në Kushtetuese

TIRANE- Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e kërkesës së ish Ushtarakëve në Rezervë, dhe policëve në Lirim për pavlefshmërinë e ligjit për sigurimin suplementar të ushtarakëve.
Avokatët e subjekteve kërkues dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit kanë argumentuar para GJK se shkel parimin e sigurisë juridike dhe atë të barazisë para ligjit, të mbrojtura nga dispozitat kushtetuese. Ata kanë argumentuar se ligji, objekt shqyrtimi, ka sjellë zvogëlim dhe pakësim të përfitimeve si pensionet suplemetare dhe rrogat e ndërmjetme të tyre. Për ta këto përfitime, sipas Kushtetutës nuk mund të “dhunohen, cënohen apo zvogëlohen (pasi përfitohen njëherë) pa një proces të rregullt ligjor ose pa u argumetuar se ky cënim bëhet për një interes të ligjshëm. Kanë kundërshtuar këto argumenta përfaqësuesit e qeverisë, të cilët edhe pse kanë pranuar se ka zvogëlim të përfitimeve të kategorive të ushtarakëve dhe policëve të prekur nga ligji, por ajo e ka justifikuar këtë me oportunitetin politik të Kuvendit, i cili ka preferuar zvogëlimin e tyre në favor të zgjerimit të subjekteve të tjera përfituese. Përfaqesuesit e sigurimeve shoqerore kanë argumentuar se skema e re e pensioneve, vendosur nga ligji që ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, synon të vendosë një pagë mesatare, e cila do të ndihmojë në kategorizimin e përfitimeve bazë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›