E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestë para kryeministrisë

TIRANE- Sikundër kishin paralajmëruar një ditë më parë minatorët janë mbledhur sot para dyerve të selisë së kryeministrisë, ku kanë tentuar të hyjnë me forcë për tu takuar me kreun e ekzekutivit. Tentativa e tyre është ndaluar nga forcat e rendit të cilat u bënë gardh para dyerve te kryeministrise.

Kanë qënë afro 150 minatorë ardhur nga të gjitha rrethet që protestuan për statusin, uljen moshës e së pensionit, përmirësimin e kushteve të punës.
Pas insistimit të tyre për tu takuar me kryeministrin Berisha, ata janë pritur në takim nga ministri i shtetit Genc Pollo, me të cilin kanë rënë dakord që prej ditës së nesërme të ngrihet grupi teknik i punës për të gjetur zgjidhje rreth ankesave të minatorëve.

(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›