Vlorë/Ina Rama takim me njësitë Taks Force

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama,ka zhvilluar sot një takim në njësinë e re zntikorrupsion në Vlorë. Kryeprokurorja ka nisur kështu një tur takimesh në rrethe aty ku janë ngritur njësitë Task Forcë, për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me njësitë e reja të krijuara në 6 rrethe të vendit.
Gjatë takimit me drejtuesin, prokurorë dhe oficerë të policisë pjesë e njësisë Task Forcë në Vlorë, Kryeprokurorja Ina Rama ka vënë theksin tek përkushtimi në punë dhe profesionalizmi,vetëm efektiviteti në punë do të sjellë rezultate u shpreh kryeprokuroja Rama në këtë takim.
Rezultatet pozitive të arritura nga Njësitë Task Forcë do të ndikojnë në rritjen e besimit të publikut tek puna që mund të bëjnë organet e zbatimit të ligjit në luftë kundër fenomenit negativ të korrupsionit dhe krimit ekonomik" theksoi Rama.
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama iu ka kujtuar drejtuesve të Task Forcë se këto njësi janë ngritur me synimin për të rritur cilësinë e ndjekjes penale, për të rritur numrin e rasteve të ngritjes së akuzës dhe dërgimit në gjykatë të autorëve të veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.