Energjia e ngjyrave ne pikturen e Gjergj Rulit Doc. Msc. Holta Sina (Kilica)
Gjergj Ruli per here te pare ne nje ekspozite pikture, me “Refleksion” sjell nje perceptim origjinal te realitetit dhe qenies.
Piktura e Gjergj Rulit i perket artit informal. Ne veprat e tij aplikohet ky procedim artistik, ne te cilin realiteti zhduket si forme dhe vete autori si krijues i formes perfshihet ne vete gjestin e krijimit.
Edhe pse piktor i ri, Ruli perben nje befasi ne artin shqiptar. Ai deshmon njohje te thelluar te artit modern europian, te cilen e deshmon ne procesin e krijimit dhe ne konceptet e tij qe jane ne themel te ligjerimit te vet shprehes artistik.
Piktura e Gjergj Rulit heq dore nga detyra klasike e pikturimit dhe synon te shprehe levizje, energji, apo ne te vertete ate qe zoteron dhe perfaqeson njerezorja. Kjo pikture i jep hapesire tendencave dhe zhvillimeve te reja ne artet vizive shqiptare duke sjelle nje frymemarrje origjinale dhe ndjeshmeri artistike ngacmuese. Forca krijuese e veprave te tij kapercen kufijte e formes e te rregullave te estetikes duke cliruar nje lloj lirie krijimi te denje per t’u admiruar nga artiste te medhenj. Ajo sugjeron nje celes te leximit te artit qe ve ne plan te pare dinamizmin shperthyes dhe energjine qe clirohet ne keto vepra duke shperbere cdo lloj lidhjeje dhe hierakie te krijuar me pare.
Ruli, me pikturen e tij shfaqet si pjese e Ekspresionizmit abstrakt dhe piktures xhestuale apo i asaj pikture qe realizohet permes nje veprimi, domethene levizjeve apo gjesteve harmonike te trupit. Nje nga perfaqesuesit me te medhenj te kesaj rryme eshte piktori amerikan Jackson Pollok.
Koncepti i hapesires dhe i energjise ne pikturen e Rulit te evokojne pa vetedije ne mendje ndjeshmerine aristike te Pollock-ut. Edhe pjesa me e madhe e pikturave te Rulit kane permasa gjigante e te pazakonta, duke permbushur nje vizion te nje totaliteti qe bartin keto vepra, e madje duken sikur keto dimensione jane te percaktuara prej ketij konceptimi.
Ne keto piktura duket sikur humbet forme realiteti fizik dhe merr jete bota e shperberjes dhe e rilindjes se ngjyrave, e perthyerjes dhe reflektimit te drites, e perceptimit dhe kamuflimit te ideve, lemshe te koklavitura te persiatjeve humane por qe gjithmone percjellin nje grinte energjie pozitive.
Menyra e vecante e te pikturuarit perben vecantine e stilit te tij qe nenkupton dhe veshtiresite e modaliteteve, ne mjaft raste duke e vendosur pikturen pertoke apo te vendosur diku. Veteperfshirja ne procesin e krijimit, i jep hapesire Rulit qe ngjyrat e perzgjedhura t’i shperndaje ne pozicione dhe nga te gjitha drejtimet e paracaktuara prej tij duke formuar idene e tij dhe duke vendosur kontrollin mbi spektrin e ngjyrave. Ruli paraqet nje tip pikture qe dashuron ngjyrat e jetes, provokimin, shperthimin, te qenit plotesisht i shkrire me emocionin. Tipi i piktures per nga modaliteti i ekzekutimit, perfshin sic permendem pikezimin, perdorimin e duarve, duke perdorur akrilik, bojera vaji dhe elemente natyrale.
Pikturat e tij zbulojne nje shije te holle per ngjyrat e gjalla, te cilat jane pjese e energjise qe percjellin veprat e tij, te fuqise krijuese qe qendron ne marredhenien e forte te unitetit organik te perbere nga piktura, artisti dhe hapesira.
Sipas “Piktorit te Popullit” Skender Kamberi, piktura e Gjergj Rulit deshmon nje ambicie estetike, nje liri improvizimi, ndjeshmerine artistike te ketij piktori, i cili me ane te imagjinates aktive, jep nje vizion te vecante te botes, nje dimension pertej kufijve te se zakonshmes, nepermjet nje sere shenjash e ngjyrash. Ne simbolizmin e tyre, keto shenja e ngjyra jane metafora te energjise e kompleksitetit te qenies, jane ndjesi dhe emocione personale intime, kontradiktoriteti i ndjenjave tona, shperthimi i dinamizmit vital. Ruli paraqitet si nje vezhgues i horizonteve te shumefishta, i gatshem per te eksperimentuar momente te piktures avanguarde dhe refleksione semantike ne korrelacionin pikture-artist-hapesire.
Duke qendruar ne pohimin e fundit, mund te thuhet se njeriu perballet me kete korrelacion te cilin e ndien te fuqishem sapo vihet ne kontakt me veprat. Ashtu si Pollock apo Kooning, Ruli pikturon kuadro te medha sipas teknikes dripping, dhe futet brenda telajove te tij e shkrihet me to duke marre pjese ne artin e krijimit e duke qene dhe vete pjese e tij.
Substrati i perbashket i veprave te ekspresionizmit abstrakt, megjithe diversitetin e veprave te tyre, eshte kerkimi i nje njohjeje me te madhe te vetvetes dhe mundesia per te shprehur kompleksitetin e individit bashkekohor permes menyrave te reja, mjeteve te reja te ligjerimit, te cilat nuk e mohojne aspak realitetin, por i zgjerojne horizontin ashtu sic bene surrealistet, te cilet terhoqen ne territorin e artit te pavetedijshmen nepermjet nje ligjerimi figurativ te vecante.
Me kete celes duhet synuar dhe leximi i artit kontemporan te Gjergj Rulit. Pikerisht perdorimi me shume stil i ngjyrave te forta, te cilat te zhysin ne galaktika e rrjeta te ngjashme me dinamikat e mendimeve e perceptimeve njerezore qe jane universale krijon nje impakt te forte psikologjik dhe transmeton gjithe fuqine interpretative dhe ekspresive te autorit, duke komunikuar nje marredhenie emocionale gjitheperfshirese dhe absolute.
Konceptet e kriptuara ne ngjyra, te perthyera ne hamonine e brendshme te vendosur prej ketyre te fundit, te nderfutura ne telajo te dimensioneve te medha japin idene e teresise, te horizonteve pambarim.
Ne artet moderne eshte e perceptueshme prishja e traditave dhe e skemave te krijuara me pare, duke i lene vendin skemave dinamike ne evolucion te vazhdueshem dhe ne ndryshim qe tejkalojne cdo parashikim. Piktura e Rulit eshte shprehje e ketij konceptimi, paraqitet si nje vazhdimesi hapesire-kohe, e lidhur plotesisht me ndjesite qe ajo percjell tek personi qe vihet ne kontakt me te.
Ne keto piktura ndihet deshira dhe vullneti per te zhbiruar labirintet e shpirtit dhe te gjitha ngjyrat, emocionet, ndjesite te shpien te femija qe rri ende brenda secilit prej nesh dhe atehere ndien nje pastrim, nje katarsis te brishte si vete pafajesia.
Pikturat e Rulit jane ligjerime te emocioneve te forta mbi telajo. Per te pare brenda tyre boten, duhet veshtruar jo vetem me sy, por me shume me zemer. Ato sjellin dhe transmetojne jete. Te jetosh ne kohen e sotme gezueshem, te kapercesh muret e kllapise ku zhyt stresi e ta jetosh cdo moment ne emocion te gjalle me shkendija jete, do te thote per Rulin te zhytesh krejtesisht dhe thjeshtesisht ne ngjyra!
* Pedagoge ne Universitetin e Arteve, Tirane