Energjia elektrike do t’u ndërpritet edhe ujësjellësve
16/12/2008 Aksioni, 24 grupe në terren
KORÇE- Gjithkush që nuk ka shlyer faturat e energjisë elektrike duke filluar që nga dita e hënë dhe në vijim nuk do të ketë më energji elektrike. 24 grupe pune kanë nisur në datën 15 të këtij muaji një aksion masiv, ku 10 prej tyre do të operojnë në qytetin e Korçës dhe 12 grupe të tjera në të gjitha fshatrat e këtij rrethi ku ka debitorë. Energjia elektrike do t’u ndërpritet edhe ujësjellësve në fshat, ku edhe këta të fundit rezultojnë debitorë. Furnizimi me energji elektrike do të kthehet në shtëpinë e tyre vetëm atëherë, kur fatura të jetë shlyer krejtësisht. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me ujësjellësit. Nga ky aksion do të goditen së pari të gjithë ata që kanë fatura të vjetra të pashlyera, duke filluar nga fillimi i këtij viti dhe deri në muajin tetor, por ndërkohë jashtë këtij ndëshkimi nuk do të lihen as ata klientë që nuk do të arrijnë të paguajnë deri në datën 20 dhjetor faturën e muajit nëntor.