Overdoza, vdes 26-vjeçari fierak
16/12/2008 U gjet nga familjarët
FIER- Overdoza ka çuar drejt vdekjes një 26-vjeçar nga qyteti i Fierit. I riu me inicialet F. P., ka gjetur vdekjen në spitalin e Fierit vetëm pak minuta pasi është shoqëruar aty nga familjarët. Këta të fundit janë shprehur se e kishin gjetur djalin e tyre pa ndjenja në dhomën e tij të gjumit dhe se e kishin shoqëruar në spital. Sipas familjarëve, 26-vjeçari kishte kohë që ishte i plogësht dhe tepër i zbehtë. Fillimisht ata kishin menduar se djali vazhdonte të flinte dhe nuk e kishin shqetësuar, por duke parë qetësinë absolute të tij, i shkuan pranë shtratit për të parë se si ishte. Të afërmit arritën të gjenin 26-vjeçarin pa ndjenja, ndërkohë të alarmuar kanë njoftuar ambulancën. Familjarët vetëm dje kanë marrë vesh se ai ishte përdorues i rregullt i drogës. Në krahët e viktimës janë gjetur shenja të dukshme të injeksioneve të herëpashershme çka tregon se ai prej kohësh ishte përdorues i rregullt i drogës.