Raporti për MSA, Soros: Problem kartat e identitetit
Monitorimi i angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit i iniciuar nga Fondacioni "Soros", ka synuar evidentimin e zbatimit të angazhimeve
të ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit për gjatë periudhës Tetor 2007-Shtator 2008. Duke analizuar reformën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor të miratuar nga dy partitë dhe me debate të shumta nga partitë e vogla, raporti vëren se "problem mbetet administrimi dhe infrastruktura e procesit zgjedhor, çështje këto të cilat ende nuk po diskutohen nga aktorët politikë pavarësisht faktit se, zgjedhjet parlamentare të 2009 po trokasin në derë. Problem thelbësor mbetet pajisja e shtetasve me karta identiteti". Duke analizuar aktivitetin e Kuvendit, raporti vlerëson frymën e konsensusit mes dy partive, ndërsa ndalet në kontrollin e dobët të Kuvendit ndaj qeverisë në përmbushjen e angazhimeve që vijnë nga përmbushja e MSA-së. "Me gjithë rentabilitetin legjislativ të shënuar, kontrolli kushtetues i Kuvendit ndaj Këshillit të Ministrave në përmbushjen detyrimeve të MSA vazhdon të mbetet anemik. Kuvendi nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për të thirrur për të raportuar Qeverinë në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian të publikuar në 6 Nëntor 2007, ndërkohë që Qeveria nuk raporton në mënyrë periodike në lidhje me adresimin e problematikës së këtij raporti apo rreth stadit të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA. Duket se pronësinë në këtë proces vazhdon ta ruajë qeveria", thuhet në raport. Duke monitoruar rolin e qeverisë në përmbushjen e MSA-së, raporti vëren se "një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria në tranzicionin drejt konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut është hartimi dhe zbatimi i strategjive kombëtare dhe sektoriale në funksion të zhvillimit dhe transformimit të vendit". "Pavarësisht përpjekjeve për t'i kthyer këto dokumente në plane të vërteta pune, vazhdimisht është konstatuar se axhenda e qeverisë ka devijuar nga këto plane. Arsyet janë nga më të ndryshmet dhe ato lidhen me mangësitë e planifikimit strategjikë, mungesën e kapaciteteve administrative dhe burimeve financiare", thuhet në raport.