E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, ja zonat pa drita në Tiranë

 

Rikthehet mungesa e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës si dhe në Fushë-Krujë. Shkak për këtë janë investimet që po realizon OST, në nënstacionin 220 kv. Sipas burimeve zyrtare nga operatori i sistemit të transmetim, duke nisur nga dita e nesërme do të fillojnë punimet në linjën Tiranë-Fushë Krujë nga ora 11:00-14:00 qyteti i Fushë Krujës, dhe do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërsa ditën e dielë do të punohet në linjën Tiranë- Qendër, nga ora 09:00-12:00 do të ndërpritet energjia elektrike ne zonat: Bulevardi Zogu I, Bulevardi Zhan D'ark, Rr. Durrësit, Rr. Kavajës, Rr. Myslym Shyri, zona përreth sheshit Avni Rustemi, Shallvareve, Selvisë si dhe zona përreth  Ministrisë së Punëve të Jashtme. Punimet e operatorit të sistemit të transmetimit do të vazhdojnë edhe ditën e hënë, dhe për pasojë do të ketë sërish mungesë të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Konkretisht ditën e hënë do të punohet në linjën Tiranë-Uzina e Traktorave, nga ora 08:00-11:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Rrugën Ali Demi, Rr e Elbasanit, Rr. Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shëndetësisë, Myslym Shyri dhe Farkë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›