E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 20 shkurt tenderi për celularin e 4-t

 

Tregut të telefonisë celulare së shpejti do t'i shtohet edhe një kompani tjetër. Më 20 shkurt do të zhvillohet tenderi për dhënien e licencës së katërt celulare në vend. Në fakt ky tenderi ishte parashikuar të zhvillohej dje, por bordi drejtues i ERT-së ka marrë vendimin për shtyrjen e tij për gati një muaj. Shtyrjen e afatit për në datën 20 shkurt, e ka bërë të ditur Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, Ilir Shehu i cili ka thënë se vendimi për shtyrjen e tenderit është marrë nga bordi drejtues i ERT-së. Kjo shtyrje ka ardhur si rezultat i kërkesave që kishin bërë në Ministrinë e Telekomunikacioneve disa kompani të huaja që kërkonin më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin për këtë garë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›