E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, kerkohet rritje e cmimit nga 3 kompanite Sonila Isaku

Kompanite me te medha te furnizimit me energji elektrike ne vend kerkojne rritje te cmimit te energjise elektrike. Eshte pikerisht Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, CEZ Shperndarje dhe Operatori i Sistemit te Transmetimit, te cilat gjate nje tryeze te rrumbullaket kane diskutuar mbi propozimet e bera per rritjen e cmimit te energjise per vitin 2012. Te tre kompanite e argumentojne kerkesen me rritjen e cmimit te importit dhe kostos. Kompanite e sistemit energjetik kane bere publike kerkesat e tyre per cmimin e energjise, qe duhet te paguajne qytetaret dhe bizneset vitin e ardhshem. Kerkesa e pare ishte ajo e KESH-it, qe kerkoi rritjen me 3.4 here te cmimit me te cilin ajo i shet energji CEZ-it. "Tarifa mesatare e furnizuesit publik me shumice, e cila eshte e nevojshme per te mbuluar kostot e blerjeve te energjise, per mbulimin e plote te kerkeses se konsumatoreve fundore, eshte rreth 5.05 leke per kilovat ore. Peshen kryesore te kesaj tarife e zene kostot e blerjes se energjise elektrike, te cilat cojne nje tarife rreth 4.03 leke", tha Artur Kurti, drejtor ekonomik i KESH-it. Po keshtu, nga ana tjeter, rritje te cmimit kerkoi edhe Operatori i Sistemit te Transmetimit, ndonese me te vogel. "Bazuar ne shpenzimet operative, totali i te ardhurave te kerkuara nga OST-ja eshte ne vleren 4 miliarde e 615 milione leke, qe i pjesetuar me sasine e energjise te transmetuar gjate ketij viti, cka do te thote qe OST-ja kerkon nje tarife te re ne 0.73 leke per kilovat ore", tha Zybie Xheka, drejtore ekonomike e OST-se. Ndersa kompania e fundit ne zinxhirin energjetik, ajo e shperndarjes CEZ, propozoi dy variante per rritjen e cmimit te energjise, te cilat kane te bejne me rritje te menjehershme ose me mosshlyerje te borxheve per 3 vjet ndaj KESH-it. "Varianti i pare eshte nje rritje e tarifes per CEZ-Shperndarje me 4.6 per qind nga ajo aktuale, rritje e cila bazohet ne llogarite e studimit qe ne kemi bere. Por, ne po propozojme edhe nje variant tjeter. Nje rritje me 0 per qind, e perseris zero per qind, pra asnje rritje cmimi, nese borxhi mes CEZ dhe shtetit dhe CEZ dhe KESH-it do te gjeje nje zgjidhje perfundimtare, ashtu sic pritet nga te gjitha palet", tha Joseph Hejsek, drejtor i pergjithshem CEZ-Shperndarje. Sipas kerkesave te kompanive, cmimi mesatar fundor i energjise, qe paguhet nga qytetaret shkon mbi 12 leke per kilovat ore nga 9.53, qe eshte aktualisht ose 25 per qind me i larte. Vendimi perfundimtar i takon Entit Rregullator te Energjise dhe do te behet ditur ne muajin e ardhshem. Por, edhe drejtori i ERE-se, Sokol Ramadani, eshte shprehur mbi keto propozime duke thene se enti ka pak gjasa qe te miratoje kete kerkese. Sipas tij, nese do te kete rritje, ajo do te jete e paperfillshme. "Kostoja qe kemi rishikuar ne, pra impakti qe do te kete te qytetaret do te jete minimale. Secili operator ben biznes ne vetvete dhe ne qofte se Enti Rregullator i Energjise percakton kostot dhe detyrat kryesore, qe jane per furnizimin me energji. Kompanite ne propozimet e tyre parashikojne edhe disa kerkesa, te cilat nuk i perkasin ketij viti apo jane te viteve te kaluara, pra te prapambetura", ka nenvizuar Ramadani. Zyrtarisht, ne baze te kerkeses qe ka depozituar prane ERE-se, pak jave me pare, CEZ- shperndaje ka kerkuar rritje te cmimit te energjise me afro 4.7 %, dhe nga 9.53 leke qe eshte cmimi mesatar qe paguajne qytetaret kerkon te behet 9.98 leke per kw/ore. Po ashtu edhe KESH ka propozuar qe nga 0.63 leke per kw/ore kerkon te behet 1.1 leke. Kjo per cmimin e energjise te prodhuar ne vend, pasi KESH ka kerkuar rritje te ndjeshme per energjine qe konsumohet gjate periudhes se importit. Edhe OST kerkon qe cmimi per kw/ore kerkon nga 0.6 leke ne 0.73 lek per ke/ore.

Rama: Te liberalizohet, tregu i energjise

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguat dje per kerkesen e kompanive per rritjen e cmimit te energjise. Kryesocialisti Rama eshte shprehur se fatura e qytetareve per energjine eshte rritur ne masen 300 per qind. Ndersa ka kerkuar liberalizim te tregut ne kete sektor. "Eshte koha e liberalizimit te plote te tregut te energjise dhe e shembjes se mureve te klientelave familjare te pushtetit ne kete", shprehet kreu i PS-se, Edi Rama, ne rrjetin social "Twitter". Kryesocialisti e ka cilesuar situaten ne sektorin energjetik si me te renden, pas vitit 1997. Sipas tij, vjedhjet e energjise jane me te medha. "Treguesit jane me te keqijte e te gjitha koherave, pas 97-es, ne menaxhimin e energjise, vjedhjet jane me te medha se asnjehere po ashtu", shprehet kreu i selise roze. Ne komentet e tij, Rama ka sulmuar dhe kreun mazhorances per deklaratat e bera gjate mbledhjes se qeverise. Sipas Rames, qytetaret po paguajne gjithnje e me shume per taksa, te cilat nuk administrohen ne menyren e duhur. "Shqiptaret po paguajne perdite e me shume per rrushte e per kumbullat e Saliut me parate e tyre, edhe me energjine i njejti avaz eshte", shprehet Rama ne rrjetin social "Twitter".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›