Mësuesit e gjimnazeve rrezikojnë punën, kërkohet masteri
Autori i Lajmit: red.
Mësuesit që do të punojnë në shkollat e arsimit të mesëm pritet që të kenë edhe kualifikime pasuniversitare, të cilat do të jenë ndër kriteret kryesore të punësimit për ta. Sipas një drafti të ri që po harton Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH) për punësimin e arsimtarëve në shkollat e mesme, përcaktohet se një mësues, veç diplomës universitare, duhet të zotërojë edhe kualifikimin master për ata që janë diplomuar në sistemin e vjetër universitar 4-vjeçar si dhe për ata të diplomuar sipas procesit të Bolonjës. Burime zyrtare të MASH-it pohojnë se po punohet për përcaktimin e kritereve të reja për punësimin e mësuesve, të cilat do të jenë në vartësi të vjetërsisë dhe kualifikimit profesional, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në hartimin e draftit të ri për kriteret e punësimit të mësuesve të shkollave të mesme, specialistët e MASH po marrin në konsideratë sugjerimet e grupeve të interesit. Rishikimi i kritereve të punësimit të mësuesve në tërësi është pjesë e reformës që po ndërmerret në arsimin parauniversitar, ku kualifikimi i mësuesve konsiderohet për të tretin vit si reformë thelbësore arsimore, sipas përvojave profesionale që aplikohen në vendet perëndimore. Ky vlerësim nxit mësuesin për të përmirësuar aftësitë profesionale, dhe nga ana tjetër, e motivon atë edhe financiarisht. MASH vlerëson se kjo reformë po mbyll përfundimisht kapitullin e praktikave abuzive të para 2006, pasi tashmë po zbatohet parimi i meritës përmes një testimi kombëtar të mësuesve me procedura mjaft rigoroze. Risi e reformës që zbatohet prej tre vitesh në arsim është dhe Portofoli i Zhvillimit Profesional të mësuesve, sipas të cilës, në çdo vit gjithë mësuesit me vjetërsi 5, 10 dhe 20 vite pune, i nënshtrohen procesit të vetëkualifikimit, i cili bëhet sipas standardeve dhe përvojave evropiane të trajnimit në punë të mësuesve. Ndryshe nga më parë, sot mësuesit e suksesshëm përfitojnë ngritje në kategori profesionale dhe rritje page, pasi shpenzimi buxhetor për rritjen e pagës bazohet tërësisht në meritën profesionale të mësuesve. Burime të MASH-it bëjnë të ditur se tre vite më parë, kualifikimi i mësuesve bëhej sipas një udhëzimi të vjetër 17-vjeçar, i cili kishte degraduar në avancim automatik në karrierë dhe në pagë, pa marrë në konsideratë fare aftësitë individuale të çdo mësuesi. Por pavarësisht reformave të reja të ndërmarra nga MASH mësohet se ende në fshatra vazhdojnë të punojnë mësues pa arsimin përkatës.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009